Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë! Rama: Operacion i rrezikshëm, do ketë një tjetër! 2 persona s'erdhën, janë pengje

Shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Këtë të diel 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri kanë shkelur në atdhe. Janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Familje shqiptare ishin nisur nga Liban me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Bashkë me to ishte dhe kryeministri Edi Rama me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. 

Një ndër operacionet më të vështira, e ka kosideruar kryeministri Edi Rama rikthimin e tyre në atdhe ndërsa theksoi se do të ketë një tjetër të tillë. Kryeministri tha se dy shqiptarë, që ndodhen në kampin Al Holi kanë refuzuar që të riatdhesohen. Gjatë një konference për mediat, ai tha se ata po mbahen peng në këtë kamp, ndërsa ndihen të kërcënuar për jetën. 

Sipas Ramës, gjatë këtij operacioni është vënë në rrezik edhe jeta e personave që ndërmorën këtë proces. Kjo është përpjekja e tretë për riatdhesimin e shqiptarëve nga territoret luftarake në Siri, ndërsa së shpejti do të ketë dhe një të katërt.

Në total numri i personave të kthyer nga Siria në  vendin tonë ka shkuar në 25, të gjithë të kthyer përmes 3 operacioneve. Deri më tani, nga Siria është kthyer Alvin Berisha, Floresha Rasha me katër fëmijët e saj (më 26 tetor 2020) dhe Endri Dumani, ndërsa motra e tij, Eva ka mbetur në kamp, e cila sipas kosullit të Shqipërisë në Liban nuk dëshiron që të kthehet. 

Nëse Eva do të ndryshojë mendje me shumë gjasa ajo do të jetë pjesë e operacionit të rradhës që do të zhvillohet së shpejti siç theksoi edhe kryeministri Edi Tama. Pas kthimit nga kampi i ferrit "Al Hol" Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Sipas burimeve, ka përfunduar faza e parë e trajtimit psikologjik që kishte të bënte me largimin e panikut nga gjendja e luftës që ata kishin përjetuar. 

Prej vitesh me dhjetra familje shqiptare të indoktrinuar nga rryma fetare u larguan nga shqipëria për luftën e xhihadit. Por toka e premtuar nga rekrutuesit e tyre u kthye në ferr, ku burra e gra vdiqën e shumë fëmijë mbeten në kampet famkeqe. Tanimë në Al Hol pas 19 riatdhesimeve të këtij operacioni kanë kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Rama falënderon gjeneralin libanez: Personifikim i besës shqiptare! Abaz rrëfen detaje të operacionit në Siri: Ja si u futën oficerët në mes të rrezikut

 

Nga Bejruti ditën e djeshme, para nisjes së 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që u riatdhesuan nga kampi i Al Hol në Siri, Kryeministri Rama falënderoi Gjeneralalin libanez Abaz, të cilin e konsideroi si një 'mishërim' i besës shqiptare.

"Faleminderit të gjithë! Është një moment i rëndësishëm për ne pasi më në fund ia dolëm të kthejmë në shtëpi 19 persona, 5 gra dhe 14 fëmijë nga këto vende ferri. Dua të falënderoj nga zemra gjeneralin Abaz për angazhimin dhe anën e jashtëzakonshme njerëzore. Pa të kjo do të kishte qenë e pamundur. Shumica e tyre që ndodhen në kamp tashmë janë shpëtuar por po vazhdojmë punën për të kthyer edhe të fundit që tashmë kanë mbetur", tha dje Rama.

Gjenerali nga ana e tij ka dhënë detaje nga operacioni i shpëtimit, të cilin ai e vlerëson të vështirë.

“Jam shumë krenar për atë çfarë kemi bërë, jam shumë krenar për oficerët e mi që kanë punuar shumë fort dhe mund t’ju them se vështirësitë me të cilat jemi përballur lidhen me faktin se kam qenë shumë i shqetësuar kur kam dërguar njerëzit e mi, oficerët e mi të punojnë atje dhe është sekret, sepse kisha oficerë që punonin në zonën kurde që është shumë e rrezikshme t’i çosh. Por ne luajtëm rolin tonë, për të shpëtuar shpirtrat njerëzor.

“Ndihem shumë krenar për çfarë kemi bërë dhe për çfarë ende po bëjmë për miqtë tanë shqiptarë dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ne jemi krenar që Libani po luan këtë rol. Siç e thashë është një dhuratë për miqtë e mi për kryeministrin dhe për shpirtin e nënës time, pasi këtë ditë, është përvjetori i saj sot", tha Gjenerali Abaz.

Ora 08:35
Rama: Të riatdhesuarit do kenë një periudhë karantinimi! 2 refuzuan të ktheheshin, janë pengje! U rrezikua edhe jeta e personave të përfshirë në operacion

Kryeministri Edi Rama tha se të riatdhesuarit nga kampi në Siri do të kenë një periudhë karantinimi ndërsa do t'u bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore.

“Tani ata janë marrë nga strukturat tona të posaçme të kombinuara të policisë dhe të mirëqenies dhe do i drejtohen një sturkture enkas të përgatitur për ta në Durrës ku do bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe psikologjike ku do kenë një periduhë të shkurtër karantinimi. Më pas do të çohen ose nëpër shtëpi ose do të qëndrojnë në struktura të posaçme por kemi parasysh se bëhet fjalë për gra dhe fëmijë”.

Rama tha se ka pasur 2 persona që refuzuan të ktheheshin nga kampi Sirian.

“Operacione të kësaj natyre janë të vështira sepse nuk zhvillohen në terren miqësor, kampet nuk janë kampe pushimi po as shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuara, dhe kampet janë kampe lufte, me autoritete që variojnë. Puna që bëhet është e dyfishtë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion, brenda kampit ka dinamika të ndryshme  ka njerëz që nuk shfaqen fare ka që janë pengje të të tjerëve aty dhe të gjitha e bëjnë operacionin kompleks. Ka pasur 2 raste personash që kanë refuzuar por nga operacionet e marra personat janë pengje brenda kampeve, janë persona që kanë frikë dhe e kanë të bazuar frikën në faktin se gjatë shkëputjes mund tu marrin jetën. 2 persona kanë refuzuar të vijnë”.

Ora 08:24
Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë, Rama: Hasëm vështirësi, kemi edhe një operacion tjetër për të zhvilluar

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një operacion të vështirë riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol”. Madje theksoi se ka pasur rrezik dhe për jetën e personave të përfshirë në operacion.

“Këtë herë kanë ardhur 14 fëmijë që mundëm ti shkëpusim pas një përpjekjeje të gjatë dhe një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak  rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme kosulli ynë i nderit në liban dhe gjenerali abas të cilin e kam falënderuar dhe më parë në një konferencë për shtyp. Është një ngjarje pozitive por sdo ndalemi këtu ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël.

Gjysma tani është marrë dhe është në vendin tonë, një rol të rëndësishëm ka dhe struktura e antiterrorist në ministrinë e brendshme dhe në policinë e shtetit. Cuci e ka ndjekur operacionin prej muajsh ka bërë dhe një vizitë në Bejrut ku ka folur me gjeneralin abas. Ky është një zotim i gjallë që kur është shfaqur ky problem, po e mbajmë zotimin me këmbëngulje dhe do e mbajmë”, tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjani: 01/08/2021 22:34

    Nuk ësht faji i ktyre plehhaneve që komentojn ktu,por i redaksive te ktyre portaleve qe lejoin të tilla komente denigruese.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 01/08/2021 12:18

    Hatri I femijeve mire eshte qe i ka kthy, se sa per prind ju kisha fut plumb me koke pa hezitim.

    Përgjigju
  • Genti: 01/08/2021 12:18

    O vllezer jemi europianë dhe ëndrrojmë Europ, S'na lidh gjë e mirë me arabinë. Ta mbajme larg arabinë. Ka shumë errësirë andej, tek tuk ndonjë kandil. Kte na e kane thene shqiptaret e mençur ne shekuj.

    Përgjigju
  • GOLI: 01/08/2021 10:30

    ESHTE PER TE ARDHUR KEQ PER KALAMAJT E PAFAJSHEM-POR:...ESHTE GABIM TE RIATDHESOSH PASARDHESIT E VRASTARVE ARABOFILA....TE SHPRESOJME TE MOS LENE PASOJA NE TE ARDHMEN.............

    Përgjigju
  • Kaci: 01/08/2021 09:37

    Ik o barbon kryeminister , ke bere te ikin nga ky vend 600. 000 shqipetare per copen e bukes dhe po na rikthen ca terroriste

    Përgjigju
    • I verbuari: 01/08/2021 12:24

      Të t’i rrojë putini këti barboni se as në ëndërr nuk do shkonte atje për të treguar “patriotizëm” !

  • pengu: 01/08/2021 09:01

    o edo mir kalamajt qe i sjell po ato kurvat e mbuluara nga koka te kembet pse i solle.leri atje se vet e kerkuan te iknin(me perjashtim te ndonjeres) por kur i shoh ashtu te mbuluara atehere te rrinin atje e gopin e nenes te hanin....duan te rrijne te mbuluara?rrini atje.ketu nuk jane te mir pritura.heret a vone do e bejne ndonje gje terrorristash....jane kafshe.

    Përgjigju
    • Harun@: 01/08/2021 13:12

      HARUN MUTI Të qiftë kina fisin o fismut, ik pirdhu dhe ti te raca jote arabe o fisqir!!

    • Lala: 01/08/2021 13:12

      Tu harun tw rruan Karin.po te ishe trim thoje jam harun thoje dhe mbiemrin.te shjerdhefsha rracen qe sha njerzit per mendimin e tyre.a po te vje keq qe keto te mbukumet jan shjerdhyer andej me pelqimin e prinderve te tyre?ke nga ato bucet e mbulume qe I niset me deshir ne luft ke familjare o familjeshjerdhyer

    • HARUN: 01/08/2021 11:31

      Ju qifsha gjakun tuaj plera qe beni te tilla komente.Gjakun jua qifsha se po tju di kush jeni e di une se cfare ju bej.Ata jane familjaret tane e ju ska cju duhet me ber te tilla komente

  • Ropshi rama: 01/08/2021 08:46

    Pederast Shqiperia digjet ti krihesh. Ptuuuuu fare e ndyre.

    Përgjigju
  • Blerina: 01/08/2021 08:28

    Atje ti lene nuk ka nevoje Shqiperia per ta, mos po japin ndonje kontribut ne shkence dhe kulture. Edi ti pergjigjet ankesave tona.

    Përgjigju
  • O rama: 01/08/2021 08:15

    Po ca na duhen qe i sjell keto kemi halle tjera mos u merr me keto ! Vet shkuan lan shtepi e gjitha per luft . Atje ne luft te vdesin vet deshen

    Përgjigju
  • sami: 01/08/2021 07:40

    per femijet jam dakort por nenat ti kishit lene aty se vajten me deshire . tani nuk eshte per KM te shkoje te marre ish qytetaret e tij qe kur iken e lane shqiperine me deshire duke menduar se nuk ishin me shqiptare por myslyman . keta njerez vajten te vrisnin femijet e nje populli qe su kish rene ne qafe . pyesni sirianet se sa femije kane qare dhe lene jetime per shkak te burrave te ketyre plerave qe ishin kriminel .

    Përgjigju
  • raimonda: 01/08/2021 07:34

    E di kryeministri qe keto gra, lan ne shpi burrat e tyre dhe iken tek dashnoret terroriste (muhaxheri me shoke)?! e di rama qe ata kalamjqer, nuk kane dale nga shqiperia, por jane "prodhuar" neper kampe dhe baza terroristesh. Perse na i sillni ketu apo qe neser gjithe te ligat e tyre ti heqin njerezit tane. Ndale kwte komedi zoti Km se na vjen me vjelle nga gjith kjo.

    Përgjigju
  • Tutu: 01/08/2021 06:32

    Kryeminister karagjos… perse duhet ky show… kush e paguan avionin…pse nuk lini skuafrat perkatese te bejne punen…Edi merri shurren per analiza… vete kane shkuar per tu bere terroriste… ndihmo ata qe duan Shqiperine..

    Përgjigju
  • Deti: 01/08/2021 06:23

    O zoti kryeminister keto grate qe ti I prete me kaqe medjatizim kushe I coje ne Siri’ Iken me deshiren e vete ‘ apo I cuane me zore ‘ ca njerez te pa pergjegjshem qe kikin me vullnetin e tyre dhe qeverija e e medjatizone kthimin e tyre mbramshr dhe ndoshta pa deshirene e tyre kjo eshte pakashume nje hipkrizi Nga istitucjonet shteterore dhe akoma me keqe pjesmarja e nje kryeministri aty

    Përgjigju
    • Taulant: 01/08/2021 07:29

      Behet fjale per jeten e femijeve fatkeq te lindur nga prinder te papergjegjshem. E meritojne nje shanc te dyte ata, uroj mos ta çojne dem.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd