‘Të pafalshme!’, SHBA-të dënojnë fjalimin racist të kryeministrit hungarez

‘Të pafalshme!’, SHBA-të dënojnë fjalimin racist të kryeministrit hungarez

Viktor Orban

Komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kudër “popujve me racë të përzier” patën shumë kritika.

Shtetet e Bashkuara denoncuan të enjten këto komente duke i cilësuar si ‘të pafalshme’. Në përgjigje të komenteve të tij, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price lexoi për gazetarët një deklaratë të të dërguarit të SHBA kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt, e cila komentoi se fjalët e Orban ishin "të pafalshme".

Zonja Lipstadt u shpreh se ishte "thellësisht e alarmuar" nga "përdorimi i tij i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste". Dekada "pas përfundimit të Holokaustit, është e pafalshme që një lider të hedhë poshtë vrasjen masive naziste".

Price tha se komentet e Orban "nuk pasqyronin vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë, që shërbejnë si bazë për marrëdhëniet midis dy popujve tanë dhe që shërbejnë si bazë për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë të tjerë.

Duke folur të shtunën në një tubim në rajonin rumun të Transilvanisë, shtëpia e pakicës hungareze të Rumanisë, ultra-konservatori Orban kishte paralajmëruar kundër "miscegenation" me jo-evropianët dhe hodhi poshtë një shoqëri "multi-etnike". Vërejtjet e tij ndezën një stuhi kritikash brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë një vizite në Austri të enjten, Orban mbrojti deklaratat e tij si pikëpamje kulturore që duhen parë në kontekstin e tyre hungarez.

“Në Hungari, këto shprehje dhe fraza përfaqësojnë një këndvështrim kulturor, civilizues,” tha ai.

Kujtojmë se ndaj fjalimit të kryeministrit hungarez pati shumë debate ku madje pati dhe dorëheqje dhe nga rrethi i tij i ngushtë, ku Zsuzsa Hegedus, e cila e njeh nacionalistin Orban për 20 vjet, e përshkroi fjalimin si një "tekst të pastër nazist", sipas mediave hungareze.

Në fjalim, Orban tha se popujt evropianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me jo-evropianët krijoi një "botë të racave të përziera".

"Ne jemi të gatshëm të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi popuj të racës së përzier," tha ai.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/07/2022 08:41

    Kush e denoj fjalimin amerika? Sa ipokrita q ejane ata i vrasin njerezit me ngjyre vetem se jane te tille neper rruge dhe ketej dalin dhe bejne moral , ikni ore pisa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja