Është koha e rrëfimeve. Dy ditë më parë Koço Kokëdhima më në fund konfirmoi njoftimin se Edi Rama nuk është më “biri i tij”, duke humbur kështu një pjesë të rëndësishme të pushtetit që i vinte pikërisht nga miti i ekzagjeruar (të cilin e ushqente ai vetë në çdo takim) mbi forcën e marrëdhënies së tij me kryeministrin. I dobësuar nga humbja e kësaj marrëdhënieje të fuqishme, Kokëdhima provoi të prezantohej, megjithatë, si faktor vendimtar në jetën politike shqiptare, më parë duke u futur në një drekë mes Ilir Metës dhe Rexhep Meidanit, pa qenë i ftuar. Pastaj, duke sajuar sot, me një gazetare që donte ta intervistonte, lajmin se kishte një tjetër drekë me Ilir Metën. Lajm ky, të cilit ju bë menjëherë jehonë nga media dhe u përgënjeshtrua nga Ilir Meta, i cili, i lodhur nga përdorimi që i bënte Koçoja, e bëri përgënjeshtrimin publikisht. Në ditën e rrëfimeve, i erdhi më pas radha Lulzim Bashës të hidhte maskën dhe të thyente një tabu’: lideri i PD, që vetëm një vit më parë betohej se nuk do të qeveriste kurrë më me Ilir Metën, sot pranoi në konferencë shtypi se do të ishte i gatshëm të krijonte një qeveri teknike me LSI-në.
Dhe, nëse është e nevojshme, madje edhe me PS-në. Që t’i mbetet forcës në pakicë në Parlament të propozojë formula për një qeveri teknike, kjo është pak a shumë kurioze. Pikërisht kur sondazhet e tregojnë PD-në në pikën më të ulët, të arritur ndonjëherë, të pëlqimit popullor, Basha ka kurajon të shpallë një koalicion “edhe më të gjerë”, që do të ishte i gatshëm të qendronte në krah të tij. Kjo është si të shpallësh se reforma e drejtësisë është një triumf i tij personal. Në "Artin e luftës" të Sun Tzu pohohet se gabimi më i madh që mund të bëjë një komandant është të vazhdojë të luftojë pa e kuptuar se e ka fituar betejën. Ama, as luftëtari i famshëm kinez nuk kishte parashikuar hipotezën e kundërt, në të cilën ka rrëshqitur Basha: dmth të mos kuptojë se e ka humbur.
Pasojat e kësaj ngatërrese nuk janë të vogla. I rrëmbyer nga entusiazmi i triumfit dhe i bindur tani të udhëheqë një koalicion të madh dhe jo një pakicë copë-copë, Basha vuri për zgjedhjet e ardhshme politike një kusht të padëgjuar më parë: "Qeveria teknike - tha - është kusht i patejkalueshëm në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me kontributin e të gjitha forcave politike parlamentare dhe jo parlamentare”. Kjo është si të thuash se Basha kërcënon që tani të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme politike, në rast se ato nuk do të zhvillohen nën drejtimin e një qeverie teknike. Në rast se ky parim do të kishte vlerë për gjithnjë dhe për të gjithë, do të duhej të ndryshohej Kushtetuta dhe të parashikohej që mandati i një qeverie të zgjasë vetëm tre vjet, ndërsa në të katërtin duhej të formohej një qeveri teknike, me pjesëmarrjen edhe të opozitës, për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike.
Sali Berisha ka një traditë të gjatë votash të vjedhura dhe, që t’i takojë partisë së tij sot të paraqitet në rolin e garantit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, kjo tingëllon si tallje… Pasi humbi referendumin kushtetues të vitit 1994, Berisha u bind se, nga ai çast e tutje, e vetmja mënyrë e sigurtë për të mos humbur zgjedhjet do të ishte t’i manipuloje ato. Kështu, dy vjet më pas vodhi kaq shumë vota në zgjedhjet politike (duke arritur në disa zona nivele prej 95 përqindësh) sa vetë kreut të partisë së tij, Tritan Shehu, iu desh të pranonte me vone se “e kemi ekzagjeruar një çikë”. Edhe zgjedhjet administrative të fituara nga Basha në Tiranë më 2011 u shoqëruan nga dyshime dhe akuza për mashtrime, ndryshe nga zgjedhjet e humbura nga PD në qershor 2013, kur dorëheqja e Berishës si kryetar i partisë faktikisht pranoi legjitimitetin e disfatës. Pse të kthehesh atëhere për të valëvitur gogolin e mashtrimit zgjedhor?
Përgjigja është e thjeshtë. Pasi u akuzua për muaj me radhë se donte ta sabotonte reformën e drejtësisë dhe pasi mori nga komuniteti ndërkombëtar kritika dhe kërcënime publike, siç nuk i kishte ndodhur kurrë më parë ndonjë lideri shqiptar (as Sali Berishës pas tentativës për puç në vitin 1998), Lulzim Basha nuk u besoi veshëve kur dëgjoi nga Ilir Meta të artikulonte perspektivën e një qeverie teknike. Meta e sqaroi më pas (siç e bëri edhe sot, pas deklaratave të fundit të Bashës) se ai vetëm sa ishte impenjuar me këtë për të nxitur palët drejt një votimi konsensual dhe se nuk kishte dhe nuk ka ndërmend asnjë qeveri tjetër teknike. Një saktësim ky, që ka edhe më shumë vlera pasi bëhet një ditë pas një darke private mes tij dhe Edi Ramës, që u organizua mbrëmë në një vilë qeveritare në Durrës. Pavarësisht nga kjo, Basha dhe të tijtë vijojnë të ëndërrojnë. Dhe, nga fundi i humbellës së errët ku ka rënë, vijon të besojë se ajo rreze e brishtë drite aty lart, në majë, që u pa për ca sekonda, u ndez pikërisht për të dhe se një shpëtimtar i papritur erdhi kushedi nga ku për t’i dhënë një dorë dhe për ta çliruar nga zinxhirët e opozitës, duke i kthyer qeverisjen e vendit. Një skenar me fantazi dhe jashtë çdo logjike politike, që media i PD-së dhe analistët e saj e ushqejnë çdo ditë me detaje të reja të supozuara.
Që marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës meritojnë një reflektim, kjo është e qartë për të gjithë. Meta është i pakënaqur nga disa ministra, po ashtu sikurse është edhe Rama. Por, a ka sens tetë muaj para votimit të bësh ndryshime në qeveri? Javët në vijim do ta qartësojnë këtë. Ndërkohë, është mjaft e guximshme të bësh hipoteza se ky reflektim në brendësi të shumicës mund të autorizojë Lulzim Bashën të vendosë “kushte të patejkalueshme” mbi zgjedhjet e ardhshme. Edi Rama, Ilir Meta dhe aleatët e tjerë të koalicionit kanë detyrën të sqarojnë problemet e tyre, siç është normale të ndodhë ndër anëtarët e një koalicioni: kohërat e partisë së vetme kanë ikur e shkuar që prej dekadash për shkak të demokracisë dhe forcat moderne politike kanë detyrimin të mësojnë të bashkëjetojnë mbi bazën e respektimit të diversitetit të tyre, ndonjë heqjeje dorë dhe kompromiseve të ndërsjellta. Basha, nga ana e tij, ka të drejtën të vazhdojë të ëndërrojë të bëhet kryeministër, por, në vend që të mendojë për një qeveri të pamundur teknike, do të bënte mirë që, duke filluar nga sot, të punonte seriozisht për reformën në partinë e tij, në mënyrë që, në zgjedhjet e ardhshme politike, të vijë si një forcë opozitare moderne dhe evropiane, e aftë të rifitojë elektoratin me fuqinë e ideve të veta. Dhe, mbi të gjitha, me një lider të qartë dhe të njohshëm, të aftë të sugjerojë zgjidhje për të kapërcyer krizën e vendit dhe për ta bërë Shqipërinë një vend gjithnjë e më të pasur e modern. Dhe të mos shpresojë që vendi të rrënohet për të spekuluar mbi gërmadhat e tij.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com