Të pafytyrë si legjenda e tyre...

Të pafytyrë si legjenda e tyre...

Sali Berisha

"Zonjave" dhe "zotërinjëve" anonim të cilët rrjeshtohen qorrazi pas Sali Berishës dhe shpurës së tij të turpit, ju them të tregojnë fytyrën, ashtu siç tregojnë vetën në shënimet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për PD-në zyrtare, për liderët e saj dhe për përsonazhe të rëndësishme si opinionist, gazetar, publiçistë, shkrimtarë etj. Sulmet dhe shpifjet e papara të anonimeve që i krehin bishtin Berishës dhe antikombëtarëve të tjerë rreth tij, nuk kanë qëllim degradimi.

Ky mund të jetë qëllimi me i vogël i tyre. Qëllimi i vërtetë fshihet diku gjetkë, larg politikës së vogël të vëndit apo partive politike këtu në Shqipëri. Lidhjet e këtyre sulmeve e kanë burimin jashtë Shqipërisë dhe janë të imponuar ti bëjnë për këdo që nuk është më Berishën, që është per demokracinë e vërtetë. Sulmet e ulta vijnë vërtetë të urdhëruara nga foltorja, por synimi është tej Shqipërisë.

Agjenturat e huaja, veçanërisht serbe e kanë kapur peshkun e madh dhe e kërcënojnë sa herë ai nuk shpif, sa herë ai nuk shantazhon, sa herë ai nuk sulmon njerzit me dosje. Detyra e peshqëve të Serbisë është të përçajnë e të krijojnë kakofoni.

A keni parë sa herëe si është sulmuar Lulzim Basha?! Aq sa tek demokratët të linin gjurmë si filo rus, si i shitur tek Rama, si njëri që ka përdorur paratë ruse për lobingje?! Përse nuk sulmohet qeveria dhe oligarkët në këtë mënyrë?! A nuk ju bën pak përshtypje ju anonimeve?! Apo mos jeni edhe ju struktura të shërbimeve sekrete serbe?! Po Alibeajn, që ka lindur në kampet e internimit dhe është një një antikomunist i lindur, përse sulmohet,a nuk ju bën përshtypjen?!

Po Gazmend Bardhin deri dje që nuk latë gjë e epitet pa i vënë, përse e sulmuat dhe tani që ju mbështeti në kandidimin për pushtetin vendor, ka ndryshuar, është bërë i mirë?! Lista e të anatemuarve vazhdon. Turpi i juaj o të mjerë anonim, arriti kulmin kur ndërrojnë jetë antikomunisti Nebil Çika. Dhe ju shkruajtët: pastë këmbën e mbarë për gjithë PD-në zyrtare!

Turpi ju mbuloftë siç ju ka mbuluar! Sulmet e papara vazhduan edhe për Roland Bejkon, sapo shpalli kandidaturën per kryebashkiak i Tiranës. Mjeshtërisht shpifnit dhe shanit si të ishte antishqiptarë.
Po ashtu vazhduat me hapjen e fushatës së PD-së zyrtare me dt 18 Maj, në pallatin e Sportit në rrugën e Kavajë në Tiranë. Ju turret Preç Zogajt i cili foli si
themeluesi i vërtetë autentik i PD-së dhe Rilindjes Demokratike, gazetes me të parë opozitare pas komunizmit në Shqipëri.

Si mund ta shani edhe Preç Zogajn?! Si mund të shpifni për të?! Ai ka qënë dhe është koherent nga fillimi e deri sot me antiberishizmin e tij e proamerikanizmin e tij. Ky fakt është i njohur. E ka shkruar në shumë prej librave të tij. Si mund të etiketoni pa asnjë teklif rreth figurës së tij kur ai e ka pastruar atë prej shumë kohesh , si asnjë politikan tjetër shqiptarë.

Ai ka pastruar edhe figurën e kohës kur ishte adolescenti, atë të kohës kur ka qënë nxënës në shkollë të mesme. E ka pastruar me vëndim gjykate të formës së prerë, të gjykatës së Lartë, vendim të cilin e ka depozituar zyrtarisht tek Autoriteti i Dosjeve. Aty e keni. Mbase edhe kjo ju trishton juve vullnetarëve anonim të Berishës. Tani ju ka ardhur koha juve të pastrohen, nqs do të mundësi. Është radha e Non grat-ës, e Berishës dhe veglave qorre të tij antishqiptare, të bëjnë trasparencë.

Transparencën kanë mundur ta fshehin deri më sot, por nuk e fshehin dot më. E ka marrë USA në dorë situatën. Nuk shpëtojnë dot. Edhe ju anonim e anonime , vullnetarë të turpshëm të Saliut që nuk guxoni të tregon fytyrën , por keni zgjedhur të rinisë përjetësisht të pa fytyrë si legjenda juaj...

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë