/ATSH-AFP/ - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur disa rajone të Iranit, njoftoi sot televizioni Shtetëror.
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin Pakdasht, në juglindje të Teheranit. Familje të shumta që kishin shkuar pranë lumit për piknik u habitën nga rritja e papritur e nivelit të ujërave.
Në provincën e Hormozganit, katër persona, dy prej të cilëve fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e këtyre përmbytjeve./