Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa

Pamje nga lart të vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë më 4 tetor 2024

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë-Hercegovinën qendrore kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur. Deri më tani, trupat e 16 viktimave janë gjetur në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës në Hercegovinë, ndërsa shërbimet e shpëtimit janë në kërkim të personave të zhdukur. Tre njerëz kanë humbur jetën në Fojnicë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë Mbrojtja Civile e kësaj komune në Bosnjën qendrore.

Shumë persona raportohen të zhdukur ndërsa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

"Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur", tha zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), Darko Juka. Ai shtoi se situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë.

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati pas një stuhie gjatë natës mes së enjtes dhe së premtes, (4 tetor) ndërsa fotografimet nga ajri tregojnë shumë qytete dhe fshatra të përmbytur. Madje në zonën e Jabllanicës, uji në disa fshatra ka kaluar mbi çatitë e shtëpive. Rrugët, urat dhe shinat hekurudhore u mbytën ose u bllokuan nga mbeturinat, ndërsa rrëshqitjet e dheut lanë shtëpitë të groposura nën shkëmbinj dhe tokë deri në katet e sipërme. Rruga kryesore M-17, e cila kalon përgjatë lumit Neretva, ishte e mbuluar me mbeturina afër Jabllanicës dhe një shtrirje hekurudhore prej 17 km ishte dëmtuar rëndë midis Ostrozacit dhe Grabovicës në perëndim. 

Situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, një qytet në rrugën kryesore midis qyteteve të Mostarit dhe kryeqytetit, Sarajevë, rreth 70 km (40 milje) në veri-lindje. Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) shpalli "gjendje të fatkeqësisë natyrore" në këtë entitet pas reshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës në Hercegovinë dhe Bosnjën qendrore, informon REL. Këshilli i ministrave të BeH-it mbajti një mbledhje urgjente, ndërsa kryetarja e qeverisë shtetërore, Borjana Krishto, njoftoi se do të ftojë Qendrën Operative për Mbrojtjen Civile, si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit, për të ofruar ndihmë urgjente për Bosnje e Hercegovinën.

Edhe në Mal të Zi dalja nga shtrati e dy lumenjve, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit solli përmbytje të shtëpive dhe rrugë sot në veri. Edhe në Kroaci reshjet sollën rritje të nivelit të ujit të disa lumenjve dhe qeveria në Zagreb tha se ekzistonte rreziku që disa zona në qytetin e Karlovac të përmbyten pranë lumit Kupa.

Shkencëtarët e grupit ‘World Weather Attribution (WWA)’ kanë bërë të ditur se reshjet që kanë rënë në këto 4 ditë kanë qenë reshjet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në rajon. Ata thanë se përmbytjet ishin përkeqësuar për shkak dhe të ndryshimeve klimatike.

Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë. Pesë vitet e fundit ishin mesatarisht rreth 2,3 gradë Celsius më të ngrohtë se gjysma e dytë e shekullit të 19-të.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Përmbytje dhe në Malin e Zi, lumenjtë dalin nga shtrati! Përmbyten rrugë e shtëpija

 

Përmbytje dhe reshje të dendura ka patur këtë të premte edhe në shtetin fqinj të Malit të Zi. Në zonën veriore dy lumenj dolën nga shtrati, teksa qarkullimi në disa fshatra u ndërpre. Nuk raportohet për viktima.

Reshjet e dendura kanë rritur nivelin e lumenjve dhe në pjesën qendrore të Malit të Zi. Niveli i lumit Moraça në Podgoricë është rritur për 7.5 metra, ndërsa ai i lumit Zeta në Danilovgrad për 5.5 metra.

Për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë qarkullimi mbi dy ura dhe në një rrugë në Danilovgrad, rreth 20 kilometra larg Podgoricës.

Në brigjet e Moraçës dhe Ribnicës në Podgoricë janë përmbytur lokalet e plazhit përgjatë këtyre dy lumenjve.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan telashe në qarkullim, ndërsa erërat e forta shkulën pemët.

Ora 21:17
Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë,19 të vdekur dhe shumë të zhdukur! Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat

1722332126_bajrambegaj.PNG

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu keqardhjen e ti për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnje-Hercegovinë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra té zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnie- Hercegovinë. I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rënde nga kjo katastrofë natyrore”, u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën X.

Bosnje-Hercegovina është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të komunikimit.

Përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty