Mëngjesin e së premtes një hotel në Havana u përfshi nga flakët , pas një shpërthimi të fuqishëm, ku shkaku mendohet të ketë qenë një rrjedhje gazi.
Si pasojë e shpërthimit vdiqën të paktën 22 persona dhe 64 u plagosën.
Sipas raportimeve të autoriteteve shtetërore në Kubë, një rrjedhje gazi mendohet të jetë shkaku i shpërthimit në Hotel “Saratoga”.
“Gjithçka tregon se shpërthimi u shkaktua nga një aksident”, tha Zyra Presidenciale Kubane në një postim në Twitter.
Sipas të dhënave paraprake, në mesin e viktimave është një fëmijë dhe një grua shtatzënë.
Presidenca tha gjithashtu se 64 persona janë shtruar në spital me lëndime, përfshirë 14 të mitur.
Televizioni shtetëror kuban tha se ende mund të ketë të mbijetuar, por që gjenden të bllokuar në bodrumin e hotelit të shkatërruar.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë fasadën e dëmtuar e të të paktën tre kateve të ndërtesës ndërkohë shihet dhe reja e pluhurit që ngrihet rreth mbeturinave të hotelit.
Hoteli u ndërtua në fund të shekullit të 19-të dhe, në vitet 1930, ishte një nga hotelet më të rëndësishëm në qytet. Ajo ka 96 dhoma që nga rihapja në 2005 pas rinovimit, sipas faqes së saj së internetit . Në dyert e saj kanë kaluar personalitete te njohura si shkrimtari Rafael Alberti.
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.3%
-
Jo
67.9%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4191
Lajme të tjera
-
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në SHBA: Rritet me 50 për qind numri i punonjësve të medias të vrarë në vitin 2022 në të gjithë botën
25 Janar, 10:18
-
Meksikë, miratohet ligji më i ashpër në botë për duhanin: Nuk do lejohet pirja nëpër rrugë, vetëm në shtëpi
16 Janar, 17:16
-
Arrestimi i djalit i bosit të drogës ‘El Chapo’, gruaja e tij emërohet 'mbretëresha' e kartelit ‘Sinaloa’
15 Janar, 19:31
-
Meksika masa të ashpra kundër konsumimit të duhanit në hapësira publike! Nuk duhet të reklamohen as në vitrina dyqanesh
15 Janar, 14:46
-
Pas 20 vjetësh, lirohet nga burgu spiunia më e rrezikshme në SHBA, ish-zyrtarja e lartë amerikane që spiunoi për Kubën
8 Janar, 22:36
-
Presidenti amerikan Joe Biden nis vizitën në Meksikë, diskutim mbi çështjet e emigracionit dhe drogës
8 Janar, 14:15
-
Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të ‘El Chapos’! Karteli Sinaloa kaos në qytet, 29 të vrarë nga sulmet (VIDEO)
6 Janar, 16:38
-
Meksikë, arrestohet djali i bosit të drogës ‘El Chapo’ udhëheqësi i kartelit Sinaloa! Trazira në zonë, policia-qytetarëve: Qëndroni në shtëpi
5 Janar, 18:57
-
Brad Pitt pa bluze dhe de Ramon topless, fotografohen nga arratisja romantike në Meksikë
4 Janar, 11:22
-
Karteli i drogës sulmon me armë zjarri burgun në Meksikë, vdesin 10 persona! 24 të burgosur arrijnë të arratisen
2 Janar, 16:23
-
Të shtëna me armë dhe trazira në burgun e Meksikës, 14 të vdekur dhe 24 të burgosur të arratisur
2 Janar, 08:39
-
Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Turqi, shkak rrjedhja e gazit! 7 viktima, 5 të plagosur
30 Dhjetor 2022, 16:41