Të paktën 28 persona kanë vdekur pasi një kamion, që po barte karburant, ka shpërthyer në Akkar të Libanit. Shkaku i shpërthimit, është ende i paqartë.
Ky shpërthim në rajonin Akkar vjen dy javë pasi Libani shënoi përvjetorin e parë të shpërthimit në portin e Bejrutit, ku u vranë mbi 200 persona.
Kryqi i Kuq në Liban tha se ekipet kanë transportuar 20 trupa dhe shtoi se ka ende të lënduar. Libani po përballet me varfëri, rënie të vlerës së monedhës kombëtare dhe mungesë të gjërave bazike, siç janë ilaçet.
Kjo agjenci tha se shpërthimi ndodhi gjatë natës kur “banorët ishin mbledhur rreth këtij kamioni për të marrë benzinë”. Ushtria e Libanit tha më 15 gusht se kishte konfiskuar mijëra litra benzinë dhe naftë që shpërndarësish po grumbullonin në stacione në mbarë vendin.