Të paktën 40 fëmijë të minoritetit jazidi u vranë gjatë një sulmi xhihadist në rajonin Sinjar, në very të Irakut, njoftoi sot UNICEF-i në një komunikatë. "Sipas informacioneve zyrtare të marra nga UNICEF-i, këta fëmijë të minoritetit jazidi vdiqën për shkak të dhunës së drejtpërdrejtë, të shpërnguljeve dhe dehidratimit dy ditët e fundit", njoftoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët. Të dielën, disa luftëtarë të grupit ultraradikal të Shtetit Islamik morën kontrollin e qytetit Sinjar, që deri në atë moment ishte nën kontrollin e forcave kurde. Mes kufirit sirian dhe Mosulit, ky qytet është një nga bastinet e Jazidisit, një minoritet kurdofon që i përket një besimi parasilamik. Jazidis e konsiderojnë djallin si shefin e engjëjve, që ata i paraqesin nëpërmjet pallonjve, kjo gjë ka ndikuar që ata shpeshherë të quhen si "adhuruesit e djallit"./ ATSH/
/Shqiptarja.com












