Të paktën 57 njerëz dyshohet se janë vrarë në protestat në Iran
Pamje nga protestat në Iran
Të paktën 57 persona janë vrarë në protestat kundër Qeverisë në Iran, të cilat janë nxitur nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, kanë thënë Organizata e Iranit për të Drejta të Njeriut. Mahsa Amini ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Megjithatë, kjo organizatë ka thënë se për shkak të vendimit të Qeverisë për të bllokuar internetin në Iran, është e vështirë që të konfirmohet numri i saktë i raportimeve për viktima.
Deri më tani, autoritetet kanë raportuar për 41 persona të vdekur. Protestat në Iran janë duke u mbajtur për 10 ditë me radhë. Zyrtarët kanë thënë se Amini ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë.
Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje. Në disa postime në rrjetet sociale, familjarët e personave të vrarë nëpër protesta, kanë thënë se autoritetet u kanë lëshuar certifikatat e vdekjes me arsyetimin se ata kanë pasur sëmundje të ndryshme. Disa të tjerë kanë thënë se autoritetet u kanë bërë presion që të varrosin familjarët e tyre brenda natës, për të fshehur atë që ka ndodhur. Aplikacionet sikurse WhatsApp, Instagram dhe Skype janë bllokuar ditëve të fundit në Iran.
Qasja në internet është kufizuar përtej niveleve të normales, ka thënë grupi që monitoron faqet në internet, NetBlocks. Megjithatë, videot e protestave nga Irani vazhdojnë të publikohen përmes kanaleve tjera, dhe zyrtarë të sigurisë shihen duke sulmuar turmat me armë zjarri./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit
6 Dhjetor 2024, 07:36
-
Siri/ Presidenti Assad: SHBA dëshiron të ridizajnojë rajonin! Luftimet mes ushtrisë dhe xhihadistëve shkaktojnë mbi 500 të vdekur, mes tyre 92 civilë
2 Dhjetor 2024, 14:35
-
Libani: Lideri i Hayat Tahrir al-Sham u vra nga një sulm ajror rus! Assad premton përdorimin e forcës “për të çrrënjosur terrorizmin”
1 Dhjetor 2024, 08:27
-
Si e sheh botën Marco Rubio, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Shtetit?
15 Nëntor 2024, 08:04
-
Rafael Grossi paralajmëron Iranin se me rikthimin e Trump po mbyllet dritarja për bisedime bërthamore
14 Nëntor 2024, 13:43
-
SHBA, zbulohet spiuni që ia dha Iranit planet sekrete të Izraelit! Ishte agjenti i CIA-s dhe jo konsulenti i Pentagonit
14 Nëntor 2024, 11:27
-
Presidenti i Iranit flet me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike: Do të zgjidhim paqartësitë në planin bërthamor
14 Nëntor 2024, 07:08
-
Irani komplot për të vrarë Trump para zgjedhjeve? Ministri i Jashtëm iranian: Lajm i fabrikuar! Respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan
9 Nëntor 2024, 18:30
-
Fitorja e Trumpit i shkakton drithërima Iranit
9 Nëntor 2024, 09:13