/ATSH-AFP/ - Të paktën 750 imigrantë në bordin e tre gomoneve u shpëtuan sot në mëngjes në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve libiane nga anijet e Mjekëve pa Kufi (MSF), sipas një zëdhënësi të shoqatës.
"Më shumë se 750 persona janë shpëtuar që prej orës 05:00 (03:00 GMT)", deklaroi Yazan al-Saadi, drejtor i konunikacionit të MSF, që ndodhet në Bejrut duke shtuar se një operacion i katërt shpëtimi po vijonte.