Disa media greke njoftuan për një tragjedi tjetër në Mesdhe, pa përjashtuar mundësinë e mbytjes së dhjetëra imigrantëve të tjerë.
Mbytja e anijes ndodhi në ujërat territoriale të Maltës ku dy anije luftarake me flamujt repsektivë britanik dhe liberian po lundronin në zonë dhe kanë parë shtatë personat e shpëtuar dhe një trup të mbytur para se të lajmëronin autoritetet greke për t'iu ardhur në ndihmë.
Vendosur në juglindje të Mesdheut, Greqia ashtu si dhe ishulli i Maltës dhe Italisë, janë portat kryesore të hyrjes në Evropë për personat që arratisen nga vendet e varfra apo zonat luftarake në Lindjen e Mesme, Azi apo Afrikë./ATSH/
