'Të paktën ki pakëz frikë nga Zoti sepse ai s’fal askënd që ia gjykon krijesën e vet', Einxhel Shkira e revoltuar me ndjekësit

'Të paktën ki pakëz frikë nga Zoti sepse ai s’fal askënd që ia gjykon krijesën e vet', Einxhel Shkira e revoltuar me ndjekësit

Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shikra ka bërë një reagim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram pasi është revoltuar me komentin negativ nga një ndjekëse të saj. Einxhel, e cila shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, në postimin e saj në “Instastory”, shkruan se nuk do të lejojë që as ajo dhe fëmija e saj të ndjejnë energjinë e zezë.

Ish-banorja e BBV shkruan se sa të sjellë në jetë fëmijën e saj, ajo do të flasë për të gjitha ato gra e vajza të cilat kanë vuajtur gjatë shtatzënisë së tyre. Për moderatoren, të qenurit shtatzënë në Shqipëri nuk është aspak e lehtë.

“Hej, ti që nuk kontrollon dot ligësin brenda vetes e hedh vrerin e pa lumturisë tënde kundrejt dikujt që mbart një jetë të re brenda saj… Nëse s’të dhimbset shqetësimi që i sjellë asaj sonte dhe nëse s’ke frik nga zemërimi i një nëne prej fjalëve që dëgjon nga goja atyre me zemër të zezë… Të paktën ki pakëz frikë nga Zoti sepse ai s’fal askënd që ia gjykon krijesën e vet! Ki frikë nga mirësitë dhe bekimet që po i heq vetes dhe të keqes që po rrethon vetveten! Mëshiro veten tënde edhe nëse s’ke mëshirë për ata që lëndon helmi gojës tënde!!Unë jam në udhën time…e atë që Zoti më ka shkruar e shtruar me ar të bardhë s’do mundet kurrë ta baltosë asnjë qenie mbi tok.

Veç vetes nëse zgjedh të sillem njëjtë si ju! Do flasë një ditë edhe për Ju të shkretët edhe për çdo vuajtje që ka një vajzë/grua shqiptare gjatë shtatzënisë në këtë vend, ku as të jesh shtatzënë s’paska qen e lehtë. Por jo sot, jo tani, jo me fëmijën tim në bark se s’do lejoj kurrë që ai të ndjejë energjinë tuaj të zezë! Por një ditë kur trupi im të më përkas sërish mua dhe të më jetë rikthyer forca ime fizike do dëgjoni se ç’kam për të thënë!! E deri në atëherë…”, shkruan  Einxhel në Instagram.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do bëhen shumë shpejt prindër të një djali. Moderatroja bashkë me partnerin saj, shpesh ndajnë në rrjete e tyre sociale foto nga përditshmëria e tyre.

1/2
S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë