Lituani, avioni i mallrave DHL përplaset me ndërtesën 2 katëshe në Vilnius e shpërthen në flakë! 1 i vdekur, 2 plagosen, piloti nxirret i gjallë (VIDEO)

Lituani- Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pasi avioni i mallrave i kompanisë DHL është rrëzuar afër aeroportit të Vilniusit në Lituani në orët e para të 25 nëntorit.

Avioni, i kompanisë DHL, që operohej nga kontraktori Swiftair, i cili ishte nisur nga Lajpzing, u përplas me një godinë banimi dy katëshe, dhe mori flakë rreth orës 5.30, tha një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Lituanisë për Menaxhimin e Krizave.

12 persona janë evakuar. Edhe piloti është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar në spital. Autoritetet thanë se të gjithë personat brenda shtëpisë kanë shpëtuar.

Zjarrfikësit janë parë duke shuar zjarrin në ndërtesën rreth 1.3 kilometra në veri të pistës së aeroportit në kryeqytetin e Lituanisë. Në vendngjarje është parë prani e shtuar e autoambulancave dhe disa rrugë kryesore në afërsi të vendit ku u rrëzua avioni janë mbyllur për qarkullim.

Temperaturat në aeroport ishin afër ngrirjes, teksa ka pasur re para lindjes së diellit dhe erërat ishin në shpejtësi rreth 30 kilometra në orë. Avioni i rrëzuar po operohej nga Sëiftair, kontraktor me bazë në Madrid. Avioni ishte e llojit Beoing 737. DHL Group, që ka selinë në Bon të Gjermanisë, ende nuk ka reaguar për këtë rast.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë