Të pasurit zbrazin llogaritë në
valutë, rënia mbi 160 mln USD
Të dhënat zyrtare tregojnë se sistemi bankar është përballur, në gjysmën e parë të vitit, me një fenomen të pazakontë. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në valutë të individëve ranë në mbi 160 milionë dollarë.
TIRANE - Të dhënat zyrtare tregojnë se sistemi bankar është përballur, në gjysmën e parë të vitit, me një fenomen të pazakontë. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në valutë të individëve ranë nga 343,8 miliardë lekë, që ishin në tetor të 2012-ës, në 327,7 miliardë lekë, në fund të qershorit të këtij viti.
Rënia është mbi 160 milionë dollarë dhe ka ndodhur në vetëm një grup depozitash, ato të individëve në valutë. Llojet e tjera të depozitave kanë vazhduar të rriten.
Në dhjetë vitet e fundit, Shqipëria është përballur vetëm një herë me një situatë të tillë. Në fund të vitit 2008, kur depozitat e individëve në valutë ranë brenda pak muajsh me rreth 300 milionë dollarë. Por, në atë kohë, shkaku ishte paniku i përhapur nga kriza financiare, që nxiti individët të tërhiqnin kursimet e tyre.
Ndërsa këtë herë, arsyet duken të tjera. Ekspertë të sistemit bankar thonë për Top Channel se paratë e tërhequra nuk janë përdorur në tregun e brendshëm. Sipas tyre, kjo do të kishte bërë presion mbi kursin e këmbimit, duke dobësuar euron, çka nuk ka ndodhur.
Në këto kushte, dyshimet më të mëdha janë se paratë kanë dalë jashtë shtetit. Shifrat tregojnë se bëhet fjalë për tërheqje prej 20 milionë eurosh në muaj dhe periudha është ajo e muajve të fundit para zgjedhjeve.
Jo zyrtarisht, nga vetë bankat kanë dalë informacione se lëvizjet janë kryer nga depozitues të mëdhenj. Nën zë, madje, është folur edhe për zyrtarë të pushtetit që, të pasigurt për rezultatin e zgjedhjeve, kanë nxituar t’i fshehin kursimet e tyre jashtë.
Por, a është ky rasti dhe a janë këto parà me prejardhje nga aktivitete të jashtëligjshme? Dyshimet janë të forta. Transferimi i parave, që vijnë nga burime informale, nuk është një fenomen i panjohur për Shqipërinë.
Para pak kohësh, një organizatë me qendër në Uashington publikoi një raport, që tregonte se në 5 vjet, nga 2006 në 2010-ën, elita e korruptuar ka nxjerrë rreth 1,3 miliardë dollarë parà të pista me prejardhje nga krimi, korrupsioni dhe evazioni fiskal.
Marrë nga Top Channel
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet 2025, Spiropali- Diasporës: Keni kontribuar përgjatë tranzicionit të vështirë, Shqipëria ka nevojë për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06