Të pathënat e deputetes së Kosovës: Kur linda fëmijën doktori më pyeti 'a e di kush është babai'

Të pathënat e deputetes së Kosovës: Kur linda fëmijën doktori më pyeti 'a e di kush është babai'

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje me origjinë boshnjake, shpeshherë komentohet për jetën private dhe format trupore. Në një intervistë për mediat e Kosovës, ajo ka rrëfyer të pathënat e saj. Balje tregoi se kur ka lindur fëmijën e parë, mjekët e pyetën nëse e dinte se kush ishte babai i bebit.

Duda, e cila është nënë e tre fëmijëve rrëfeu se djalin e madh, Berinin, e solli në jetë kur ishte vetëm 17 vjeçe. Ajo tha se doktori e kishte pyetur nëse dihet babai i fëmijës së saj, pasi kishte parë moshën e saj shumë të re.

“Në spital, kam qenë unë dhe një vajzë rome edhe doktori kur ka hyrë në dhomë edhe ka shikuar nga unë duke thënë: ‘A e din ti kush është babai i fëmijës’, a ne si familje tipike nga Kosova, kanë qenë poshtë vjehrra, vjehrri, nëna, tezja – të gjithë kanë pritur para spitalit dhe unë i kam thënë doktorit: ‘Shiko jashtë ku është familja e bebes”, ka treguar Balje.

Deputetja gjithashtu theksoi se është mirëpritur jashtëzakonisht mirë në familjen prizrenase të bashkëshortit dhe se vjehrrit e saj kanë qenë një mbështetje e madhe për të.


Deputetja e Kosovës, Duda Balje

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç

Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç