Të pathënat për vaksinën kundër COVID-19 / Cilat janë grupmoshat që nuk duhet të kryejnë vaksinimin dhe efektet anësore të saj…

TIRANË- Në intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ folëm me farmacisten Erina Hilaj për vaksinën e Covid-19, efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine:

Trupi ynë nuk ka antitrupa specifik për virusin Sars-covid-2 dhe ne kur biem në kontakt si të rritur me të ndodh që pikërisht sëmuremi dhe pastaj se si merr sëmundja varet nga organizmi. Mund të kalojmë një sëmundje të lehtë, të moderuar apo një sëmundje të rëndë  deri në vdekje me komplikacione. Problemi është se për të bërë një vaksinë duhet një kohë shumë  e gjatë, në historinë e njerëzimit vaksinave i është dashur mbi 10 vjet për tu krijuar një vaksinë.’’ tha ajo.

Por çfarë ka ndodhur në rastin e një pandemie globale kur nevoja ka qenë e jashtëzakonshme për të patur një vaksinë sa më parë ? Përse u arrit një vaksinë në një kohë prej 11 muajsh?

‘’ Kjo u arrit për disa arsye. Arsyeja e parë është financa  sepse u investua në mënyrë të jashtëzakonshme që  të arrihej sa më parë krijmi I kësaj vaksine për shkak të nevojës shumë të madhe që kishim ne për të. E dyta është teknologjia e re që u përdor nëse ne thamë që është përdorur mikrobi i ngordhur për të nxitur sistemin imunitar të organizmit në këtë rast është përdorur një metodë bioteknologjike ku në vaksinë nuk do të ndodhet virusi ose një pjesë e tij por kodi gjenetik i  cili kur të futet në organizëm  do të nxisi me të njëjtin mekanizëm prodhimin e anti-trupave’’ tha ajo.

 E pyetur sesa e sigurtë është si vaksinë ajo u shpreh se sipas studimit të botuar së fundmi në revistën më të famshme mjekësore në botë '' Neë England Journal of Medicine'' , ajo do të jetë 95% efikase.

  ‘’ Artikulli thoshte që ne kemi arritur të zbulojmë një vaksinë e cila është 95% efikase për mbrojtjen kundrejt Sars-Covid0-2 . Aty është botur një grafikë i cili jep efektivitetin që cfarë do të thotë 95%, kjo është pikërisht vaksina që njihet si Pfizer e cila është e para që është miratuar.  Ndërsa efektet anësore më të shpeshta që u vunë re, ishte ajo që vihet re edhe tek vaksina e gripit sezonal, fryrja dhe dhembja e vendit të injektimit të vaksinës, u vërejtën episode temperature, u vërejtën episode të lodhjes, këputjes por duhet theksuar që të gjitha efektet anësore kanë qenë të moderuara dhe janë larguar vet. Vlen për t'u theksuar që nuk ka pasur raste të efekteve anësore të rënda’’ përfundoi ajo.

Vaksina nuk do të kryhet nga personat nën 16 vjeç, gratë shtatzane, personat alergjikë dhe personat me sëmundje autoimune.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta