Të përbashkëtat e Salah dhe Shaqirit, koha kur të dy luanin në të njëjtën skuadër

Të përbashkëtat e Salah dhe Shaqirit, koha kur të dy luanin në të njëjtën skuadër

Xherdan Shaqiri dhe Mohamed Salah

Xhedran Shaqiri dhe Mohamed Salah do të jenë në të njëjtën skuadër. Historia e tyre vazhdon që në fillimet e tyre tek Basel. Kur Shaqiri ishte një yll tek Basel, Salah ishte i panjohur  dhe po tregonte veten tek kjo skuadër. Salah e kishte treguar veten në një ndeshje miqësore e zhvilluar mes Basel dhe Egjip U23. Shaqiri e Salah kishin shënuar gola në këtë përballje e cila i kishte takuar skuadrës zvicëriane me rezultat 4-3.

Pas kësaj ndeshje Salah ishte në provë. Xherdan Shaqiri ka treguar që është stërvitur tre herë me Salah në fushë përpara se të bëhej pjesëe e e Bayern Munchen. Pas largimit të Shaqirit, Salah filloi të shfaqte potencialin e tij në futboll.

Gjashtë vite më vonë, Shaqiri dhe Salah do të jenë sërisht pjesë e të njëjtës skuadrë ku do të japin maksimumin e tyre. Mes tyre ka shumë gjëra të përbashkëta, të dy lojtarët kanë pothuajse të njëjtën moshë, të dy gjuajnë bukur me të majtën, janë të shpejtë dhe të ndërlikuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

LAJM I FUNDIT/ Qëllohet ndaj Donald Trump, plagoset në njërin vesh gjatë mitingut. Vritet atentatori!

LAJM I FUNDIT/ Qëllohet ndaj Donald Trump, plagoset në njërin vesh gjatë mitingut. Vritet atentatori!