Të ardhura nga krimi, konfiskohet hotel ‘Colombo’ në Durrës, me vlerë 1 mln euro! Objekti në pronësi të Pali Tudës, i akuzuar për trafik droge e prostitucion

DURRËS- Një hotel i njohur në Durrës, me vlerë 1 milionë euro u konfiskua me vendim të gjykatës së Durrësit pasi pronari, gjithashtu emër i njohur për autoritetet, e ka vënë pasurinë sme para të krimit.

Pëllumb Tuda ishte vënë në hetim pasuror prej 2 vitesh dhe gjykata thotë se tashmë rezulton e provuar që pasuritë janë vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë. Sipas Prokurorisë, Tuda është i përfshirë në trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe është dënuar për armëmbajtje pa leje. Hotelin në zonën e Plazhit në Durrës ai e kishte në emrin e tij, por sipas vendimit, investimi nuk i përshtatet nivelit të të ardhurave të deklaruara.

Tuda është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndaj tij ka pasur denoncime nga një vajzë se është shfrytëzuar për prostitucion në ambientet e hotel “Colombo” që sot u konfiskua. Por hetimi mbi këtë motiv u pushua, pasi në rrethana të dyshimta, vajza tërhoqi dëshmitë.

Në vitin 2014 një qytetar kërcënoi me armë Pëllumb Tudën që në atë kohë kishte në pronësi një lokal me muzikë live po në Durrës, dhe sipas njoftimit të policisë 8 vite më parë, edhe Tuda që përfundoi i arrestuar, iu kundërpërgjigj me armë.

Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i plagosur roja i lokalit, ndërsa në shtëpi policia i gjeti Tudës, 88 fishekë te kalibrit 9 mm, ndërsa i afërmi i tij fshehu armën e krimit. Ndërsa në vitin 2016, pëllumb Tuda është vënë në hetim për një shtesë pa leje një lokal të tijin. Edhe në 2020 gjykata ka urdhëruar policinë të vë në sekuestro 2 pallate të Pëllumb Tudës, Alias Pali Tuda, me vlerë gati 800 mijë euro, me dyshimin se kjo pasuri vjen nga të ardhura kriminale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:57
Del FOTO, kush është pronari i hotel 'Colombo' në Durrës që u sekuestrua se është vënë me para krimi

1667332171_WATERMARKREPORTtv.00274313.Still010.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e Pëllumb Tudës, pronarit të Hotel ‘Colombo’ në Durrës, me vlerë 1 milionë euro që u konfiskua me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi e ka vënë pasurinë me para të krimit.

Ora 16:16
Konfiskimi i Hotel Colombo, ende asnjë ndërhyrje nga policia! Institucionet do presin nëse do të ketë apelim

 

Gjykata e Durrësit vendos pas dy vitesh konfiskimin e hotel “Colombo”-s, ndërsa policia ende nuk ka ndërhyrë që të ekzekutojë vendimin. Report Tv sjell pamjet ku shihet se aktiviteti tregtar vazhdon normalisht.

Pronarit Tuda i lind e drejta ta apelojë, ndaj do pritet se çdo të ndodhe me procesin ligjor. Prona me vlerë 1 milionë euro e Pëllumb alias Pali Tuda, hotel, bar-kafe dhe dyqane dhe hetimet ndaj tij kishin nisur para dy vitesh. Burimet thanë se Tuda është i lirë, hetimi ndaj tij është administrativ dhe jo penal.

Burime nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Tiranë thonë për Report tv është përcaktuar administratorja që do të bëjë procedurat e konfiskimit dhe në terren, por ende nuk është ekzekutuar si vendim për çështje dokumentacioni. Sapo të përfundojnë procedurat ligjore do të njoftojnë pasi e kryejnë ata dhe jo policia e Durrësit apo ndonjë institucion tjetër.

Fillimisht prona bllokohet në hipotekë dhe më pasi i kalon Agjencisë Shtetërore të Administrimit të Pronave

Ora 14:44
Ktheu diskon në vatër prostitucioni, kush është Pali Tuda që iu sekuestrua hoteli ‘Colombo' në Durrës me vlerë 1 mln euro

Hoteli i cili u konfiksua sot nga gjykata e Durrësit, është në pronësi të Pëllumb Tudës, alias Pali Tuda, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Vite më parë Pëllumb Tuda, ishte akuzuar nga një vajzë se është shfrytëzuar për prostitucion në ambientet e hotel “Colombo” që sot u konfiskua. Sipas saj ai e kishte kthyer hotelin në vatër prostitucioni. Por hetimi mbi këtë motiv u pushua, pasi në rrethana të dyshimta, vajza tërhoqi dëshmitë.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 03/11/2022 21:55

    VETEM EDI RAMA I SHKATARRON KETO SHEMTIRA,,,SE BASHKU ME ALABARIN...

    Përgjigju
  • ymeri: 02/11/2022 18:06

    KETO HOTELE DHE PALLATE NGA TEUTA E DERI NE GOLEM QE JANE NE BUZE TE DETIT,,DERI 200 M NGA UJI ,DUHEN SHEMBUR TE GJITHA....

    Përgjigju
  • Duni: 01/11/2022 21:50

    Vetem njerzeve pa kostum po u sekuestrohet para krimi thone... por krimet me te medhaja i kane kryer gjyqetare ,prokurore ,femije te politikaneve ,politikane funksionar shteti, perse ketyre nuk u sekuestrohet....???? Ka ndonje spakist te kethej prgj..

    Përgjigju
    • Turii: 02/11/2022 10:25

      Te funksiononte ky vend e di ku do ishim nuk do ishim si zorraxhij rrugeve te botes por do ishim me standart ketu ne shqiperine e bukur! Kete e di un e para 17 vjetesh qe nese doje dicka e gjeje te Colombo ne plazh...pastaj profesion eshte edhe ai pavaresisht mos bej si bej un bej si them un thote qeveria... Se vete ikin never brazil e never Thailand's por mir ti behet ketij popullit sakat...

  • ymeri: 01/11/2022 18:58

    po me lokal colombon ne tirane tek treni ka lidhje ky????....

    Përgjigju
  • LEZHA: 01/11/2022 15:08

    Te hetohet mjekja Neurologe ne shkoder DHURATA URUCI ,ne ndjekje penale paraqitet ne prokurori dhe vazhdon punen ne spitalin e shkodres edhe pse ajo eshte ne pension . Ju lutem verifikoni SHIK sherbimi informativ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë