Të përfshirë në kultivimin e drogës, dënohen me burg 2 të rinjtë shqiptarë  në Uells! U kapën në ‘shtëpi bari’ me vlerë 255 mijë paund

Të përfshirë në kultivimin e drogës, dënohen me burg 2 të rinjtë shqiptarë  në Uells! U kapën në ‘shtëpi bari’ me vlerë 255 mijë paund

Droga e gjetur në banesë

2 të rinj shqiptarë, Elidon Zeka dhe Morin Lalaj janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kapën duke ruajtur bimë kanabisi brenda një ferme kanabis.

Gjatë një operacioni në Uells, policia zbuloi në një shtëpi të madhe 123 bimë kanabisi, që po kultivoheshin në gjashtë dhoma të pronës së veçuar së bashku me një sistem ndriçimi dhe ventilimi dhe 169 fidanë të tjerë. Jashtë pronës ishte një makinë “BMW”, të cilën ata e  përdornin për të transportuar drogën përtej kufirit.

Ata kishin bërë lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Policia vlerësoi se rendimenti i mundshëm i të korrave ishte më shumë se 255,000 paund dhe se meqenëse shtëpia ishte blerë në shkurt të atij viti dy kultura të tjera të tilla mund të ishin rritur dhe korrur.

Mediat britanike shkruajnë se njëri prej tyre ishte njohur me bandën që drejtonte operacionin ndërsa ai punonte në një lavazh makinash, ndërsa tjetri kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet një kalimi me varkë të vogël të Kanalit Anglez.

Zeka nuk  bëri asnjë koment para autoritete gjatë marrjes në pyetje, ndërsa Lalaj tha se kishte qenë në shtëpi për rreth tre javë pas lirimit të tij nga një qendër imigrimi. Ai tha se priste të paguhej 2,600 paund  për punën një muaji në kujdesin. Lalaj u dënua me 29 javë burg, ndërsa Zeka u dënua me 30 javë paraburgim.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët