Të përndjekurit, emrat që
marrin këstet II,IV,V, ja lista PDF

Të përndjekurit, emrat që<br />marrin këstet II,IV,V, ja lista PDF
Ministria e Financave ka publikuar emrat e ish-të përndjekurve politikë të cilët do të marrin këstin e dytë, të katërt dhe të pestë. Sipas këtij dikasteri ish të përndjekurit që janë gjallë duhet të dorëzojnë certifikatë familje si  dhe vërtetim të numërit të llogarisë bankare. Ndërkohë që një pjesë e trashgimtarëve duhet të dorëzojnë dokumentat për të marrë këstin e dytë.

Dokumentat
Për kategorine e parë me prioritet, “gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”: Çertefikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit. Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brënda teritorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re)
Për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë: Çertefikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorzimit. Nr. Llogarie bankare në Lek në në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brënda teritorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re)

Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda: Raport mjeko ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të antarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga: KEMCAP (KEMP-i epror)
Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç: Çertefikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorzimit. Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brënda teritorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland