TIRANË - Ish-te perndjekurit politike i dorezuan presidentit Nishani nje note proteste kunder mazhorances qeverisese ne shenje revolte kjo, ndaj asaj qe ata e quajne "rikthim ne komunizem" dhe qe u nxit nga ndertimi i bunkerit me qëllim turistik pranë Ministrisë së Brendshme.

 “I dorëzuam Presidentit një note proteste kundër mazhorancës në emër të 100 mijë familjeve që i mbijetuan regjimit, për rikthimin e simboleve të diktaturës dhe për prishjen e ekuilibrave të shoqërisë shqiptare. Rikthimi i ideologjisë komuniste ka sjellë një represion të paparë ndaj familjeve që i mbijetuan regjimit. Enver Hoxha dhe regjimi i tij dënohen për torturë. Presidenti shprehu gatishmërinë e plotë për përkrahjen në këtë lëvizje politike që mos të na shkojë situatë siç shkoi në vitin 1997. Edi Rama dhe Ilir Meta le të festojnë në familjet e tyre ditëlindjen e Enver Hoxhës, ideologjinë e saj por jo në shoqërinë shqiptare. Shqipëria tani është bashkuar me Evropën, i dënojmë torturat e komunizmit. I kërkuam presidentit të ndalet trysnia mbi mediat, të mos jetë megafon në shërbim të qeverisë por të shoqërisë. Reforma në drejtësi, të mos jenë ata që kanë marrë pjesë në krimet e diktaturës, shqiptarët kanë specialistë shumë të zotë që i shërben shoqërisë shqiptare”, u shpreh përfaqësuesi i të ish-të përndjekurve pas takimit me presidentin Nishani.