Aktorja Elia Zaharia, Princi Leka Zogu i dytë dhe vajza e tyre e vogël kanë uruar besimtarët shqiptarë në prag të krishtlindjeve.
Të përqafuar dhe me buzëqeshje në fytyrë krah pemës së Kirhstlindjeve kanë dhuruar kartolinën e tyre për shqiptarët.
“Të dashur besimtarë të krishterë, ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Ashtu siç lindi Jezusi i Nazaretit duke ndryshuar botën përgjithmonë, ashtu uroj që çdo ditë nga zemra juaj të lindë e burojë veç mirësi, gjurma e Zotit që ndryshon jetët tona përgjithmonë. Ylli polar për tek Ai është vetëm dashuria miq, ndaj doni pa kushte. Zoti është dashuria brenda nesh”, shkruan Elia Zaharia Zogu në postimin e saj.