Artisti greko-amerikan arrin të pikturojë mbi pllaka druri...përmes rrezeve të diellit (VIDEO)

Michael Papadikis, duke shfrytëzuar rrezet e diellit dhe përmes lenteve gjigante, arrin të pikturojë mbi pllaka druri, një lloj arti që vet ai e quan "eliografi" apo ndryshe " të shkruash me diell".

Shfrytëzimi i rrezeve të diellit i ka rrënjët shekuj me parë. Dje Arkimedi, gjeniu i lashtësisë, u bë i njohur edhe falë tyre. Duke i përqendruar dhe drejtuar te anijet armike, ai i dogji ato. Sot Papadakis po e shfrytëzon Diellin për të krijuar diçka paqësore dhe të bukur.

Michael Papadakis është themeluesi i Sunscribes. Ai ka ndërmarrë disa udhëtime në Azinë Qendrore, Korën e Jugut e deri në Greqi, në kërkim të inspirimit por dhe duke zbuluar një cilësi të fshehur që ai nuk e dinte – durimin.

Me xham zmadhues, në vend të penelit, në njërën dorë dhe një copë druri në tjetrën, Papadakis e lë Diellin të jetë udhërrëfyesi i tij, ashtu si herën e parë kur udhëtoi për 14 muaj nëpër malësitë e maleve Pamir, duke shkelur në atë që quhet "Rruga e Mëndafshit" ku përjetoi disa nga momentet më diellore të jetës se tij dhe nga ku nisi gjithçka…Pasi u kthye në Kolorado në vitin 2013, ai nisi të eksperimentojë me forma të ndryshme të rrezeve të diellit. Zbuloi se drita e diellit që kalon përmes një lenteje dhe drita e diellit e reflektuar në një pasqyrë, kishin karakteristika shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Këto dy forma të dritës e kundërshtonin njëra-tjetrën por në sinergji ato bashkëjetonin në mënyrë të shkëlqyer. I plotësuar me dije të reja, që prej vitit 2016, Papdakis ka nisur ta ndaj artin e tij dhe me botën. Punimet në “eliografi” përfshijnë peizazhe, portrete, skena romantike e deri logo kompanish. Praktikisht nuk ka asgjë që s’mund të bëjë artisti nga Kolorado derisa të ekzistojë Dielli që, për fatin e tij të mirë, në qytetin e tij të lindjes shkëlqen rreth 300 ditë në vit. /Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës