TIRANE- Emisioni "Urbanika" në "A1 Report" solli sot, një histori të dhimbshme, një rast gati gati të pashpresë për ta ndihmuar. Një gjyshe e gjorë, bija e adoptuar e së cilës vdiq 3 muaj më parë nga Hiv/Aids, rrit sot e vetme 3 fëmijët që bija e saj i la pas, më te voglin prej të cileve të prekur nga sëmundja Hiv/Aids, madje me shenja të dukshme edhe në trup. "Urbanika" u përqendrua tek rastet e shtuara të Hiv në Shqipëri, tek diagnostikimi i vonuar, tek parandalimi i transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija.
Vetëm gjatë vitit 2013 janë raportuar 5 raste të kalimit të virusit Hiv-Aids nga nëna te fëmija. Shifrat e raportuara deri më tani të prekura nga Hiv-Aids janë në nivele të larta, ndërsa shqetësues mbetet fakti i rasteve të pazbuluara, pasi në pjesën më të madhe qytetarët ngurojnë të testohen.
Ka qenë kjo tema e diskutuar në emisonin “Urbanika” në “A1 Report”. Sipas mjekëve dhe specialistëve është e nevojshme që nëna t’i ushtrohet kontrolleve para shtatzanisë, në mënyrë që në rast se është e prekur të mos përbëhet rrezik për trasmetimin e infeksionet tek fëmija.
Gjatë emisionit u shfaq inserti për rastin e fëmijës nga Vlora, i cili është i prekur nga virusi Hiv-Aids. Fëmija vetëm 3 vjeç, bashkë me 2 motrat e tij rritet nga gjyshja, pasi nëna e tyre ndërroi jetë 3 muaj më parë pasi ishte mbartëse e virusit Hiv-Aids.
Gjyshja e tyre përballet me vështirësi të mëdha për të siguruar ushqim për fëmijët, duke lypur bukë të tharë në dyqane, si dhe duke kërkuar ushqim të mbetur në azile. E ndodhur në vështirësi, gjyshja e 3 fëmijëve apelon për ndihmë, pasi edhe të afërmit i janë larguar nga momenti kur kanë mësuar se fëmija ishte i prekur nga virusi Hiv-Aids, si pasojë e të cilit humbi jetën edhe nëna e tij.
“Çupa m’i ka lënë fëmijët në rrugë. Çfarë mund të bëj unë, 64vjeçe. Sot jam nesër nuk jam. Sa mundem unë t’i laj, t’i ushqej, t’i shkolloj. Për veshje me ka nihmuar lagjja, edhe ushqim më kanë sjellë. Janë nja dy furra këtu në Vlorë, marr aty”, thotë gjyshja për kamerën e “A1 Report”.
Në lidhje telefonike Drejtoresha e Ndihmës dhe Shërbimit Social në Vlorë, Irena Stafa tha se fëmijët morën statusin e jetimit, dhe janë futur në skemën e ndihmës ekonomike dhe do të marrin 3 mijë lekë të reja secili prej fëmijëve.
Ndërkaq, fëmija do të marrë edhe trajtimin me kemp pas 2 muajsh, sipas procedurës ligjore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com