Kreu i KED thirret të premten për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Metën: Do t'i përgjigjem të gjitha pyetjeve

Kreu i KED thirret të premten për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Metën: Do t'i përgjigjem të gjitha pyetjeve

Ardian Dvorani

TIRANE- Ditën e premte në orën 13:00 do të mblidhet komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta, ku do të thirret për të dëshmuar kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani. Ky i fundit është shprehur për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se do të paraqitet të premten në komision për t'i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve.

"U njoha me ftesën e parlamentit. Do të jem i pranishëm për t'iu përgjigjur interesit të publikut dhe të gjitha pyetjeve të deputetëve",është shprehur Dvorani.

Pak muaj më parë pati një debat të fortë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes Presidentit dhe opozitës nga njëra anë dhe KED-së me shumicën nga krahu tjetër. Çështja përfundoi në SPAK, pas kallëzimit të Presidentit për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses duke akuzuar kreun e shtetit për shkelje. Komisioni Hetimor përmes Kuvendit iu drejtua Komisionit të Venecias për interpretim përmes 5 pyetjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja