Të rënët në luftë, Enver Hoxha
falsifikoi historinë, ja faktet

Të rënët në luftë, Enver Hoxha<br />falsifikoi historinë, ja faktet
Gazetari Blendi Fevziu në intervistën e një dite më parë për “Shqiptarja.com”, “Rishkrimi i historisë, tradhtarë e patriotë”, që erdhi në valën e debateve dhe replikave për orientimet e kryeministrit Berisha për rishkrimin e Historisë hap si padashur "Kutinë e Pandorës". Ka mjaftuar vetëm një citim i Fevziut në këtë intervistë dhe tashmë historianët, veteranët e luftës dhe disa prej studiuesve papritmas përfshihen në këtë diskutim. Sa dëshmorë ka pasur në të vërtetë Shqipëria?! Është e vërtetë që numri i dëshmorëve, 28 mijë, ishte në korrespodencë me çdo metër katror të Shqipërisë, siç deklarohej nga regjimi i Enver Hoxhës. Ç'thonë dokumentet, arkivat dhe enciklopeditë nga viti 1944 e më pas. Në cilat vite janë shtuar zerot për të rritur numrin e dëshmorëve dhe pse vazhdojnë të shtohen ato ende. Si ka mundësi që sipas të dhënave ky numër dilte më i madh se ai i partizanëve pjesëmarrës në luftë. "..jemi mësuar që gjatë luftës ranë dëshmorë 28 mijë vetë?! Sipas të dhënave që kanë disa institucione, numri i dëshmorëve të Shtetit Shqiptar është 4638. Nga këta, duhen numëruar disa qindra që janë policë të vrarë pas vitit 1990 dhe disa të tjerë që janë dëshmorë në Luftën e Vlorës në vitin 1920 apo edhe më parë. A duhet të sqarohet kjo gjë që është thjesht një mashtrim?!", shtron pyetjen Blendi Fevziu.

Meksi nuk janë 28 mijë. Shehi janë 4200
Një konstatim të tillë ka bërë edhe Dr. Aleksandër Meksi i cili pohon se "Kur flasim për Luftën Nacionalçlirimtare, duhet të botojmë në literaturën historike sa kanë qenë partizanë dhe cilët kanë qenë, sa kanë qenë dëshmorë dhe cilët kanë qenë. Thuhet se kanë qenë 70 mijë partizanë, kur u kthyen në ushtri të rregullt, pas kongresit të Përmetit, pak para çlirimit në territoret e çliruara, ku të futeshin në ushtri për të kontribuar në fitoren e luftës." "Dhe dëshmorët nuk janë 28 mijë", thekson Dr. Meksi. Gjithashtu, Dashamir Shehi ka pohuar për "Shqiptarja.com" se kanë qenë vetëm 4200 dëshmorë. Nuk ka fakte dhe dokumente për më shumë", thotë ai. Si përfundim studiuesi Meksi dhe Dashamir Shehi insistojnë se nëse ka dalë një gjë e tillë nga verifikimet dhe është e saktë kjo shifër të thuhet. "Të jetë publike dhe të dihet sa dëshmorë janë", thotë politikani Dashamir Shehi. Sipas historianëve të sotëm "dëshmorë do të quhen ata të gjithë që me armë në dorë dolën për të luftuar, sipas ideve të tyre, pushtuesit e Shqipërisë". Megjithatë cilido pjesëmarrës në luftë po ta mbledhim me të gjallë e të vdekur ata kurrë nuk bëhen dot 28 mijë. Në këtë pikë Blendi Fevziu ka të drejtë. Por me sa duket shifra e cituar prej tij nuk është shumë e saktë.

Shifra e saktë në biografi tjetër të Enver Hoxhës
Shifrën që ka përmendur Blendi Fevziu e kundërshton studiuesi Vasfi Baruti. Ai ka në proces botimi një libër me dosje e arkiva të mbledhura me durim për dy dekada rresht. Aty Dr. Vasfi Baruti ka grumbulluar mjaft arkiva, ndër të cilat dëshmohet edhe abuzimi me numrin e dëshmorëve. Për koincidencë me librin "Enver Hoxha" të Blendi Fevziut, Dr. Vasfi Baruti ka gati për botim një libër tjetër për diktatorin, "Biografia e Enver Hoxhës, 12 maj 1908-nëntor 1944". Është një libër me 500 faqe, që ai e ruan me fanatizëm para se të botohet, por megjithatë pranon të na tregojë dhe të na lërë në dorë një pjesë fakteve që ka mbledhur në lidhje me çështjen sesi është shkruar numri i vërtetë i dëshmorëve. Dr. Vasfi Bauti është i revoltuar me shifrën e pasaktë të Blendi Fevziut. "I ka bërë llogaritë me hamendje si plakat, Blendi, 'thotë ai. -Duhet të citojë arkivat". Ndërkohë Vasfi Baruti vetë ka në dorë një dokument të vitit 1945 ku shkruhet ligji për dëshmorët dhe një tabelë të vitit 1946, ku në bazë të këtij ligji shkruhet edhe nr. i vendimeve të marra dhe shuma totale e dëshmorëve të shpallur që është 1141. Kjo shifër megjithëse e dokumentuar duket shumë larg shifrës mitike të 28 mijë dëshmorëve. Ndaj pas botimit si fillesë të këtij dokumenti, në numrat në vijim do të sillen të tjera arkiva, intervista dhe dokumente, të cilat do të na çojnë në kërkim të faktit se cili është numri i vërtetë i dëshmorëve të Shqipërisë.

Veteranët: Ja pse luajnë politikanët me dëshmorët
Në faqen zyrtare të shoqatës së veteranëve shkruhet se “Dëshmorët na kujtojnë se gjerat më të shenjta i kemi prej tyre: Lirinë që ne gëzojmë, e kemi prej tyre. Shqipërinë, Atdheun tonë të dashur, e kemi prej tyre. Për këto ata kanë derdhur gjakun e kanë flijuar jetën. Po ne, çfarë duhet të bëjmë? Si duhet t’ua shpërblejmë atyre sakrificën? Detyra jonë, e njerëzve të thjeshtë, është fare e lehtë: Më 5 Maj t’u shkojmë te varret me një buqetë lulesh në duar dhe të qëndrojmë disa çaste në heshtje para tyre. T’i përshëndesim me respekt e nderim familjet e tyre. Më vështirë e kanë qeveritarët, për shkak të mëkateve që kanë bërë me ligjet që kanë nxjerrë, duke zhvlerësuar gjakun e tyre, duke nxitur e inkurajuar vandalët në veprat e tyre kriminale për dëmtimin e varrezave e të simboleve të dëshmorëve dhe duke përçmuar e denigruar familjet e tyre.”

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë