Të rinjtë braktisin leximin e letërsisë
shqipe, zgjedhin autorët botërorë

Të rinjtë braktisin leximin e letërsisë<br />shqipe, zgjedhin autorët botërorë
Leximi i letërsisë shqiptare ka një rënie të ndjeshme. Ky pohim vjen jo vetëm nga shitësit e librarive, por edhe nga vetë lexuesit. Ata që nuk kanë asnjë interes për letërsinë shqiptare janë të rinjtë, e këtu bëhet fjalë edhe për ata të rinj që janë lexues të kualifikuar.

'Leon Tolstoy dhe Dostojevski janë dy shkrimtarët më të mëdhenj të gjitha kohrave për mua sepse të fusin në një përrallë moderne pa pjesën e magjisë. Kur lexon ata, futesh në fëlluskën e tyre dhe nuk del dot për një kohë të gjatë', u shpreh një lexues.

Po letërsia shqiptare, nga je drejtuar, cilët mendon se janë zërat më të mirë?

'Në fakt ndihem keq sepse e kam paragjykuar, është më lartë nga se e mendoja. Si gjithmonë më ka pëlqyer Ismail Kadare me famën e merituar, gjithashtu më ka pëlqyer dhe Migjeni'. 

 Ndërsa për sa i përket asaj pjese të lexuesve që preferon të zgjedh libra e tipit bestseller me aventura ose aksion, letërsia shqipe është më tepër se e huaj.

 'Kohët e fundit kam lexuar ‘Vajza e Pirenejve’ dhe librin e Bukovskit ’’Bukë me sallam’’. Ajo çfarë interesohem unë më shumë në një libër është përmbajtja e tij', u shpreh një lexuese tjetër.

 Edhe pse letërsia shqipe ka botime cilësore e autorë të njohur, lexuesit vijojnë të kenë interes vetëm për dy prej emrave të njohur, Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin.
 
Por vitet e fundit ka nisur të ketë një bum lexuesish kryesisht për Ismail Kadarenë, ndërsa krijimtaria e Dritëro Agollit ka nisur të mungojë edhe në raftet e librarive.

'Dua të theksoj këndin që ne i kemi kushtuar shkrimtarit tonë tashmë ndërkombëtar, Ismail Kadares dhe ai kënd është gjatë gjithë kohës i vëzhguar nga vendasit dhe të huajtë. Kërkojnë vepra të Dritoro Agollit, kryesisht të rinj por sigurisht që edhe mosha më të mëdha'- u shpreh librashitësja.

Çështja shtrohet se çfarë do të ndodh me zhvillimin e gjuhës shqipe nëse siç shprehen librashitëset shumica e të rinjve zgjedhin të lexojnë autorë të njohur të letërsisë botërore vetëm në origjinal.

'Të huajtë dhe rinia kryesisht janë të përqëndruar të lexojnë në gjuhën angleze', shtoi librashitësja.

 Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë