Përveç korrupsionit, një arsye tjetër e cilësisë së ulët të veprave infrastrukturore në Shqipëri, për Kreshnik Spahiun është edhe niveli i ulët i profesionalizmit dhe ekspertizës së kompanive shqiptare që i kryejnë ato.

I ftuar në emisionin "Repolitix" me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se raste ai i dëmtimit të bypassit të sapo ndërtuar, pas shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, tregon se ka ardhur koha që shteti shqiptar të paguajë kompani të huaja ndërkombëtare dhe të kualifikuara në ndërtimin e rrugëve dhe veprave të tjera insfrastrukturore. 

Juristi shprehet i bindur se për interesin publik është më e leverdisshme kontraktimi i një kompanie të huaj që mund të ketë kosto të lartë shërbimi, por që ofron garanci me disa dekada të punës së saj, se sa ndërtimi i rrugëve nga kompanitë shqiptare, të cilat po ashtu janë të kushtueshme, dhe cilësia e puinës së tyre është e ulët.

"A është Shqipëria e përgatitur me gjithë burimet financiare, njerëzore, teknike për një infrastrukturë për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike në të ardhur? Pa dyshim, korrupsioni është baza e uljes së cilësisë së punimeve, transparencës, shpërdorimit të fondeve etj. Problemi është që Shqipëria ka ardhur momenti të bëjë një bilanc të aftësive të veta, Shqipëria ka mungesë të theksuar të aftësisë. Ne po tregojmë paaftësi të thellë në infrastrukturë. Nëse krahasohemi me vendet fqinje, janë të pakrahasueshme cilësia e punimeve në krahasim me Shqipërinë. Ka ardhur momenti për një ndryshim të kuadrit ligjor për tenderat. Disa kompani shqiptare duhet t’i bëjmë përjashtim nga tenderat. Ose për shkak të korrupsionit ose për shkak të paaftësisë. Nëse Shqipëria ka kosto të larta në ndërtimin e rrugëve, duhet të listojë një numër të lartë kompanish të huaja. Më mirë një kosto më e lartë me një garanci për dekada shumëvjeçare",- tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu ironizon qeverinë: Në verë ankohen që zjarret bien nga dielli, në dimër urat bien nga shiu