Të rinjtë e pashpresë 'refuzojnë' politikën; Pa punë, pa të ardhme, gjysma nuk duan të votojnë

Të rinjtë e pashpresë 'refuzojnë' politikën; Pa punë, pa të ardhme, gjysma nuk duan të votojnë

Të rinjtë shqiptarë shohin papunësinë dhe varfërinë si shqetësimet kryesore të tyre, por gjysma e tyre mendojnë se problemet e tyre nuk adresohen në qarkun ku ata jetojnë, 40% mendojnë disi dhe vetëm 4% mendojnë se po. Ata nuk kanë besim as se politika, (për të cilën pjesa më e madhe mendon se është e papërgjegjshme)  do t’i adresojë shqetësimet e tyre çka si formë e heshtur proteste i mban larg kutive të votimit gjysmën e tyre, së bashku me dëshirën për të emigruar.

Këto janë rezultatet kryesore të një sondazhi të kryer nga Rrjeti Kombëtar Për të Rinjtë në Shqipëri dhe Qendra për të drejtat e fëmijëve (ANYN, CRCA/ECPAT). Qëllimi i sondazhit me mbi 1200 të rinj ishte të evidentojë problemet e të rinjve në të 12 qarqet e vendit, duke u fokusuar si në çështjet vendore, ashtu dhe ato kombëtare, përfshirë edhe rolin e partive politike në zgjedhje.

57% e të anketuarve u përgjigjës se nuk mendojnë se bashkia në qytetin e tyre ka punuar mjaftueshëm për të rinjtë dhe 32% përgjigjen disi, ndërsa po thonë vetëm 8%.

49% mendojnë se buxheti i shtetit nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur problemet e të rinjve në Shqiqipëri dhe vetëm 7% thonë po (pjesa tjetër përgjigjen aspak ose disi).

35% e të rinjve mendojnë se partitë politike konsultohen me ta vetëm kur kanë zgjedhje, ndërsa vetëm 8% përgjigjen po (pjesa tjetër jo, ndonjëherë, asnjëherë).

Vetëm 4% mendojnë se partitë politike janë të hapura për të zgjidhur problemet e të rinjve.

Vetëm 11% i shohin partitë politike sit ë përgjigjshme për zgjidhjen e problemeve të të rinjve.

Mungesa e besimit te partitë politike dhe te Bashkitë bën që të rinjtë të jenë ngurrues t’u japin votën. Të pyetur për zgjedhjet vendore, vetëm 50% thanë se do të dalin të votojnë, 24% ishin të pavendosur dhe 22% nuk do të votojnë dhe 45 u përgjigjën nuk e di.

Shkaku kryesor që të rinjtë japin pse nuk duan të votojnë është se nuk kanë besim te asnjë parti politike dhe dy arsyet e tjera janë “Politika nuk më ngjall më shpresë se gjërat do ndryshojnë” si dhe “Dua të largohem nga Shqipëria”.

62% mendojnë se asnjë parti politike nuk është e hapur për të trajtuar problemet dhe për të bashkëpunuar me të rinjtë, 21% mendojnë se këtë e bëjnë partitë e majta, dhe 12% partitë e djathta (diferenca janë partitë e vogla, nacionaliste, të qendrës, me bazë fetare)./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja