Shifrat/ 13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Shifrat/ 13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Foto ilustruese

Të rinjtë, sidomos ata në moshë pune, e kanë të vështirë orientimin në tregun e brendshëm të punës, teksa po i drejtohen gjithnjë e më shumë emigracionit për këtë problem.

Të dhënat e INSTAT që i takojnë tremujorit të parë të vitit 2023 tregojnë së 13% e të rinjve në moshë 25-29 vjeç nuk janë aktivë në tregun e punës.

Të rinjtë e kësaj moshe nuk janë as në punë dhe as nuk janë në kërkim të një punë dhe në treguesit e punësimit raportohen jo-aktivë. Kjo grupmoshë praktikisht ka përfunduar të gjithë ciklin e studimeve, teksa interesi për tregun e punës duhet të jetë i lartë si kërkesë e moshës për të krijuar familje.

Në raport me disa vite më parë, shkalla e inaktivitetit në tregun e punës në moshën 25-29 vjeç ka rënë si pasojë e emigracionit të lartë të të rinjve dhe tkurrjes natyrore të popullsisë së re nga pakësimi i lindjeve në këto tre dekada të tranzicionit.

Ndërkohë që në treg janë krijuar hapësira nga pakësimi i popullsisë dhe rritja e kërkesës për punonjës nga industria, ndërtimi dhe turizmi, të rinjtë nuk po e gjejnë vetën.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, papunësia e të rinjve shënoi rritje të mëtejshme teksa përmirësimet në tregun e punës erdhën nga punësimi më i lartë i pensionistëve.

Edhe numri të rinjve të regjistruar si të papunë në zyrat e punës ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vitit 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare.

Burimet administrative tregojnë se në tremujorin e parë u regjistruan si të papunë në zyrat e punës 17,988 persona të moshës 15-29 vjeç, rreth 1500 ose 8.7% më shumë se në janar-mars 2022.

Plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni, që ka përfshirë kryesisht të rinjtë, po e ndryshon ndjeshëm strukturën e popullsisë në vend, duke përmbysur piramidën në favor të moshave më të vjetra.

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, me rënie 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak sesa një vit më parë.

Të dhënat më të detajuara të INSTAT, sipas grupmoshave, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se rënien më të madhe e ka pësuar grupmosha deri në 29 vjeç, sidomos ajo nga 15-29 vjeç, që ka qenë më e prirë dhe për të emigruar, si për shkollë, me prindërit, apo për të punuar.

Në total, vendi kishte 40 mijë më pak të rinj nga 0-29 vjeç në janar 2023, në krahasim me janarin 2022, nga të cilët 27.5 mijë, ose gati 70% janë të moshës 15-29 vjeç.

Ndërsa të rinjtë po pakësohen gjithnjë e më shumë, po shtohen me ritme të lartë të moshuarit mbi 60 vjeç, me gati 17 mijë persona më shumë se një vit më parë. /Monitor/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 31/07/2023 14:37

    Vallaj, jam deri diku dakort por tani: Aplikova per nje pune si IT Supervisor ne nje kompani ne tirane (Se ne durres kan vajt te gjitha per....) dhash intervisten, dhe duke qene se ne shqiperi akoma STANDARTI = 0, pyeta per kushtet dhe kur ja kerrcet ajo e HR: nga e hena ne te shtune (e shtuna me rotacion per disa muaj, per disa te tjere jo, futja kot dmth), festat zyrtare vetem ato fetaret (pra 14 mars, 22 mars, 8 dhjetor e ca ka tjera jo, pashket HARROJ se i bien gjithmone diten e diele). 2 jave ne vit (nga 4 qe ka kodi i punes) DHE QERSHIA MBI TORTE, paga 50.000 lek neto mer ne banke pjesen tjeter ne dore. Tani.... nga ta kapesh, duke heq faktin qe ajo kompani DUHET MBYLLUR ME PRONARIN NE BURG PER EVAZION FISKAL. se di dmth, tjetri me 10 vite experience se mar vesh dmth? le qe pse DUHET TE PUNOJE UNE ME TEPER SE 40 ORE NE JAVE? ca u hap porti dmth? Pa llogarit faktin sa i kerkova e sa me ofruan qe ishte qesharake po gjithsesi....

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/07/2023 08:40

    Kush do punojë më pagë sllavi…???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë