Të rinjtë e Tiranës luajnë edhe shah!

Të rinjtë e Tiranës luajnë edhe shah!
Loja e bukur dhe inteligjente e shahut u shpik rreth shek. të 6-të të erës soneë diku në Persi. Për shekuj të tërë, e deri në ditën tona, shahu është ndër të paktët sporte, rregullat e të cilit i rezistuan kohës njësoj si në momentet e para të krijimit. Në Shqipërinë komuniste, shahu luhej që nga rrethet jashtë-shkollore në arsimin 8-vjeçar e deri tek gjyshërit tanë të cilët përgjatë dekadave i mbetën besnik këtij sporti.

Në vitet e demokracisë sporti në fjalë e humbi paksa popullaritetin e tij dhe u kufizua brenda familjeve apo turneve dhe kampionatëve modestë të shahistëve amatorë e profesionistë. Personalisht mendoj se si lojë e sport nuk lë vend për fantazi, pasi levizjet janë pothuajse të gjitha të parashikuara, njësoj si llogaritjet matematike. Megjithatë fantazia e disa të rinjve kryeqytetas për ta kthyer ketë sport në një aktivitet fundjave m`u duk e veçantë. Ata janë një grup djemsh e vajzash të cilët gërmojnë mes lëmit të ideve për të gjetur mënyra interesante për të kaluar fundjavën. Pikerisht ata, kanë zgjedhur të krijojnë një mini-turne shahu në ambjentin që ndajnë përgjatë javës me njeri-tjetrin, në Tirana Backpacker Hostel. Vendi në fjalë pret të huaj nga të gjithë skajet e globit por në të mbidhen edhe të rinjë e të reja nga Shqipëria që kryesisht kanë shetitur cepat më të largët të planetit. Turneu i shahut, zhvillohet ne lokalin e thjeshte te Tirana Backpacker Hostel, 2 herë në muaj, përkatësisht ditëve të diela. Ai nis rreth orës 16.00 dhe me raste përfundon edhe në mesnatë, me shpalljen e një kampioni.

Fituesi i turneut merr të gjithë paratë që janë mbledhur nga kontributi i pjestarëve, konkretisht, secili nga lojtarët paguan 300 lekë(të rinj) për të marrë pjesë në turne dhe në fund fituesi i merr të gjitha. Mes lojtarëve gjen udhëtarë të huaj, gazetarë shqiptarë, nëpunës të administratës civile e deri tek pedagogët e njohur në Tiranë. Ne turneun e fundit ishte pikerisht pedagogu i shkencave politike, Klementin Mile, ai që u shpall kampion pas një finaleje me tre lojtarë e cila u luajt me pikë. Kampionati ka mbledhur pranë vetes amatorë dhe profesionistë të shahut, dhe mesa duket kjo iniciative e nisur mes miqsh po merr gjithmonë e më shumë formen e një turneu serioz, që i ka munguar ambjenteve kryeqytetase. Dashamiresit e shahut janë të mirëpritur të testojnë njohuritë e tyre në fushë pergjate 2 te dielash në muaj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël