Të rinjtë kthejnë në bujtinë shtëpitë muzeale në Berat, 15 familje përfitojnë nga bonusi i jetëzimit

Joni Demaj është kthyer nga emigrimi për të jetuar në shtëpinë e vjetër në Goricë. 28-vjecari ka përfituar nga bonusi i rijetëzimit dhe tashmë ka ngritur biznes në zemër të lagjes muzeale.

 “Mendova që Berati ka turizëm edhe më të fortë se nëpër plazhe, pse mos të hap një tip Irish në Berat sepse edhe Beratit i mungon goxha për turistat dhe jetën ë natës dhe deri tani ka ecur goxha mirë.”- tha Joni;.

Një tjetër përfitues i bonusit të rijetëzimit është edhe Milto Mbrica në lagjen muzeale Kala të Beratit.

“Ishte diçka shumë e mirë për ne. Na dha shtysë dhe ndihmë të madhe. Unë e vura në funksion të një biznesi që unë e kisha nisur. Godina ishte 300 vjeçare dhe ishte pak problematike në mure, pasi dhe muret u restauruan. Kuzhina është pasioni im dhe lidha pjesën e pasonit me kohën që ka ardhur sot. Duke parë që turizmi filloi të rritej pse mos ta ktheja  dhe të kthehesha prap në të njëjtin vend ku unë kam lindur dhe jam rritur  Kam punuar në emigrim kam punuar në shume vende të Shqipërisë dhënia  e bonusit ma riktheu shpresën për të punuar jetuar në qytetin tim.”- tha Milto Mbrica.

Në qytetin e UNESCO-s janë restauruar 15 shtëpi karakterise, përmes bonusit të rijetëzimit me vlerë totale 60 milion lekë.

“Gorica ka dy vjet që po sistemohet, që po bëhet pedonalja, rrugicat, portat dhe fasadat.  Ishte dikur një lagje pa asnjë investim. Bonusi i rijetëzimin po jep 600 milionë lekë të vjetra për Beratin, që shët një shifër e madhe. Po restaurohen 15 banesa dhe besoj akoma më shumë do vijnë turistë në Goricë.  Gorica tani është bërë  viralë ku më përpara nuk shikoje dy njerëz ndërsa tani nuk ka vend që të kalojnë dy njerëz.”- tha Jurgen Pushi.

Të rinjtë kanë kthyer sytë nga turizimi. Sot në lagjen Goricë të Beratit numërohen me dhjetëra guest-house dhe restorante tradicionale

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hekuran alia: 14/08/2023 21:22

    Ne kalan e tepelenes,po hidhen lek per te prishur mundesin dhe rijetezimin e kalas.Dy gjera te kunderta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)