Të rinjtë maqedonas që i 'dhanë
fitoren' Trump, merrnin 5.000 $

Të rinjtë maqedonas që i 'dhanë<br />fitoren' Trump, merrnin 5.000 $
Mediat online në Maqedoni janë vënë në shënjestër të rrjetit social Facebook dhe motorit të kërkimit Google për publikim të lajmeve të rreme, lidhur me kandidaten Demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hilary Klinton, lajmet të cilat janë shpërndarë gjerësisht nëpër rrjete sociale.

Mësohet se publikuesit në Maqedoni shpërndanin përmbajtje të tilla në mënyrë që të fitonin shuma të mëdha parash përmes Google AdSense.
Facebook dhe Google morën masa ditën e Hënë për të ndalur shpërndarjen e përmbajtjeve të tilla.

Në lajmin me titull “Si po e ndihmojnë Trumpin adoleshentët e Ballkanit,” Buzzfeed thoshte se një lajm i publikuar në WorldPoliticus.com i cili citonte burime sekrete të FBI-së pretendonte se Hilari Klinton do të akuzohet për krime në 2017-tën.

Ky lajm mori mëse 140,000 shpërndarje, reagime e komente në rrjetin social Facebook. Ndërkohë 6,000 milje tutje në një qytet të vogël të Maqedonisë me emërtimin Veles, një djalosh i ri numëronte paratë që po bënte me AdSense.

Janë zbuluar mëse 100 uebsajte aktive të cilat flasin për politikën në Shtetet e Bashkuara të cilat vinë pikërisht nga qyteti i Veles në Maqedoni. Qëllimi kryesor i këtyre uebsajteve është tërësisht për përfitim financiar.

Qyteti me 45,000 banorë ku shqiptarët përbëjnë vetëm 4.2% është vendlindja e uebsajteve si ËorldPoliticus.com, TrumpVision365.com, USConservativeToday.com, DonaldTrumpNeës.co, dhe USADailyPolitics.com.

Adoleshentët e moshave 16-17 vjeç raportohet se fitonin deri në 5,000 dollar në muaj nga reklamat e AdSense./Pcw/.

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois