Të rinjtë në “Urbanika, sociologët:
Kanë më shumë mundësi e hapësira

Të rinjtë në “Urbanika, sociologët:<br />Kanë më shumë mundësi e hapësira
TIRANE- Jeta dhe aktivitetet e përditshme të të rinjve shqiptarë kanë qenë tema e sotme e diskutimit në emisionin “Urbanika” në televizionin “A1 Report”. Të ftuarit në panel janë fokusuar tek mundësitë që kanë sot të rinjtë shqiptarë, hapësirat që u ofrohen dhe aspiratave të tyre.
 
Ndërkaq, theksi i bisedës është vendosur rreth temës nëse “rinia shqiptare është aktive apo dembele”.
 
Sipas psikologut Zyhdi Dervishi, “rinia shqiptare ka tashmë të gjitha mundësitë, përfshi edhe internetin, që brezave u ka munguar më parë”.
 
Ndërsa, psikologu Edmond Dragoti, është ndalur tek potencialet që zotërojnë të rinjtë, duke u ndalur edhe tek mundësitë që ata kanë për të kërkuar zhvillim më të madh në të gjitha aspektet.
 
“Rinia përmbys çdo pushtet. Edhe qeveritarët gjithmonë i janë trembur protestave të rinisë më shumë së të çdo natyre tjetër. Ndërsa të rinjtë e sotëm janë më të pastër në aspiratat e tyre, pasi janë inspiruar edhe më shumë për të kryer vendime të mëdha shoqërore”, u shpreh Dragoti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë