Të rinjtë në Panairin e Librit, si vizitore dhe jo si lexues! Festa e librit ‘jusitifikim’ për të vizituar me shokët Tiranën

Panairi i librit Tirana 2022” mblodhi në kryeqytet qytetarë dhe grupe nxënësish të organizuar që vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga vendet e rajonit.”

Por në panair nuk gjenden vetëm adhuruesit e librit. Jo të pakët në numër ishin ata që pjesëmarrjen në panair e kanë konsideruar më shumë si një vizitë turistike nëpër Tiranë dhe libri ishte thjesht justifikimi për t’u bërë pjesë e këtij organizimi.

“Kam ardhur kot për qejf. Kam vite pa shkollë, nuk lexoj. Nuk më bëri përshtypje asnjë libër, asgjë.”- u shpreh një fëmijë.

“Jo, nuk kam blerë asnjë libër.”- u shpreh një tjetër.

“Jo nuk kam blerë asgjë, pasi unë vazhdoj kurs berberie. Nuk lexoj , kam ardhur kot.”- tha një tjetër.

“Kam ardhur nga Mali i Zi , nuk lexoj libra. Kam ardhur për të vizituar Tiranën.”- u shpreh një tjetër.

Ajo çka vihet re është se moshat e vogla, kryesisht të arsimit 9-vjeçar janë më shumë libradashës. Edhe pse kishin blerë disa libra, dëshira për të patur më tepër nuk mungon.

“Po, blem disa libra. Unë për vete kam marr “Mbi magji” që është një libër filozofik dhe një libër tjetër që është “Magjistari i panaireve.”.- tha një fëmijë.

“Kam blerë Anjshtanjin se jam shumë pas shkencës, e pëlqej shumë dhe këtë kalendarin e mora falas.”- tha një tjetër.

“Kam blerë librin “Për motrën” dhe “syrin e ujkut”.- u shpreh një tjetër.

“Panairi m’u duk shumë i bukur.”- tha një fëmijë.

“Qeset i kam mbushur plotë. Kam blerë katër libra.”- u shpreh një tjetër.

“Kemi ardhur nga Maqedonia. Shumë libra dhe shumë opsione kishte .”- tha një tjetër.

Nëntori njihet përveçse, si muaji i festave kombëtare, edhe si muaji i panairit të librit, pasi organizohet eventi më i madh për gjithë të apasionuarit e letërsisë, dhe jo vetëm.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?