Të rinjtë shqiptarë, më shumë
mundësi studimi në Itali

Të rinjtë shqiptarë, më shumë<br />mundësi studimi në Itali
TIRANË - Sistemi akademik italian nën togfjalëshin "Të studiosh në Itali", është prezatuar në GK me qëllim krijimin e sa më shumë mundësive për studentët shqiptarë në universitetet italiane.

E pranishme në këtë edicion të dytë, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, shprehu gadishmërinë për krijimin e formave të reja të bashkëpunimit me Italinë, "në mënyrë që ëndrrat e studentëve shqiptarë të bëhen realitet në synimin e tyre për një të ardhme europiane". Ajo shtoi se, "Italia ka qenë dhe do të mbetet partneri ynë strategjik në integrimin e Shqipërisë në BE".

"Ju jam mirënjohëse për të gjithë kontributin e vyer që këni dhënë këto vite për arsimin në Shqipëri,dhe jo vetëm, duke shprehur edhe njëherë se Italia po aq sa një mik i vjetër i Shqipërisë, mbetet, dhe është edhe një partner strategjik në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian. Do të njihemi edhe me mundësitë që u ofrohen studentëve shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në Itali më qëllimin formimin e tyre për strukturat dhe programet e parashtruara nga universiteett pjesëmarrëse", u shpreh Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla.

Ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, përshëndeti këtë nismë bashkëpunimi për të rinjtë shqiptarë, duke inkurajuar zhvillimin e sa më shumë nismave të tilla në të ardhmen.

"Nëpërmjet kësaj pjesëmarrje direkte të kaq shumë universiteteve duam t'iu ofrojmë mundësitë më të mira studentëve shqiptarë që janë të interesuar të studiojnë në sistemin universitar italian dhe me një prezantim direkt të kurrikulave, duam të krijojmë një koncept të ri network-u, që nga kjo iniciativë të hidhen baza për mundësi të tjera bashkëpunimi", tha ambasadori Gaiani.

Për vetë të rinjtë pjesmarrës në prezantim, nisma të tilla janë të rëndësishme në hapjen e dritareve të reja drejt Europës.
 
"Më pelqen pasi është një mundësi e mirë për moshat tona dhe ofron mundësi zgjedhjesh në universitetet italiane", shprehet për "A1 Report" një maturant që ka dëshirë që studimet e larta t'i zhvillojë në Itali.

Në fund të këtij prezantimi u shpërndanë katër bursa studimi. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 universite italiane.

Kjo formë panairi do të qëndrojë e hapur për të rinjtë e interesuar deri në 26 tetor.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë