Të rinjtë shqiptarë zgjedhin t'i kryejnë studimet jashtë, 3000 maturantë legalizojnë diplomat

TIRANË-Edhe pse gjatë periudhës se verës, shkollat mbarojnë, për maturantët nuk ka pushim, pasi një pjesë e tyre nisin procedurat për legalizimin e dokumenteve të shkollës së mesme, për të aplikuar më pas në universitete jashtë Shqipërisë.

Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimit, Agim Alia, në një intervistë për Report Tv, u shpreh se gjatë muajit korrik kanë legalizuar diplomat për 3000 maturantë.

“Që nga fillimi i muajit korrik e deri tani janë paraqitur në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për legalizimin e dokumenteve të përfundimit të shkollës së mesme, që është diploma e maturës shtetërore, certifikata e notave të lëshuara nga shkolla, rreth 300 mijë aplikime. Krahasuar me vitet e mëparshme jemi pothuajse në të njëjta shifra, referuar kërkesave për legalizim të dokumenteve të lëshuara nga institucionet e arsimit parauniversitar, janë pak a shumë të njëjta shifra”-u shpreh Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimit

Qendra e Shërbimeve Arsimore brenda datës 30 qershor ka pajisur me diploma ata që kanë shprehur dëshirën për të studiuar jashtë.

Po ashtu, Alia shpjegon se janë lehtësuar procedurat për legalizimin e dokumenteve që u duhen maturantëve.

“Dokumentet që kërkohen të legalizohen për ndjekjen e studimeve në institucionet e huaja të arsimit të lartë është diploma e maturës shtetërore që është dokument i lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe certifikata e notave që është dokument i lëshuar nga shkolla. Të dy këto dokumente duhet që ti sjellin të vulosura dhe të  firmosura  nga zyrat vendore arsimore dhe pastaj qendra e shërbimeve arsimore procedon me legalizimin e këtyre dokumenteve”-tha Agim Alia

Ndërsa për ata maturantë që zgjedhin që të vazhdojnë studimet në Shqipëri, nga data 31 korrik deri më datë 5 gusht, duhet të plotësojnë formularin në portalin e-albania, ku do të përzgjedhin 10 programe studimi në bazë të kriterit të notës mesatare dhe kritereve të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë.

Ndryshe nga viti i kaluar, kriteri i notës mesatare për hyrjen në universitet është bërë 6.5 nga 6 që ka qenë. Për degën e mësuesisë, nota mesatare është vendosur 7.5 nga 7 që ishte një vit më parë. Për të gjithë ata maturantë që nuk kanë kryer procedurat e aplikimit me formularët A1, A1z, kanë mundësi që t'i kryejnë në datat 21,22,dhe 23 gusht pranë shkollave të mesme ku kanë studiuar, në të kundërt nuk do të vazhdojnë me procedurat në raundin e dytë dhe të tretë të aplikimeve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 25/07/2019 23:25

    Mfal po bashkise per cfare dreqin duhet ti paguajne taks keta maturantet qe do shkojne te studiojne jashte, a ma shpjegoni dot?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë