Risia e Maturës/ Publikohen afatet, provimet nga 1 - 19 qershor! Përfaqësues nga QSHA: Kujdes, rivlerësohen të gjitha pyetjet! Ankimimi para 3 korrikut

Maturantët duhet të mendohen mirë nëse do kërkojnë rivlerësim të testimit të tyre, pasi nuk do t’u rishikohen vetëm përgjigjet e ankimuara, por i gjithë testimi, çka mund t’u sjellë edhe uljen e notës. Gjithçka duhet bërë para datës 3 Korrik…

 "Risia më e rëndësishme është rivlerësimi i tersit. Pas përfundimit të maturës shtetërore, maturanti bën kërkesë për kopje të testimit, nëpërmjet e-albania. Pasi ka marrë kopjen dhe kërkon të rivlerësohet testi i tij, paraqet kërkesën me 3 korrik. Pastaj mblidhen të gjitha kërkesat. Përcaktohen dy mësues lëndor që vendosin nëse do të ja kalojnë kërkesën QSHA.

Brenda datës 3 korrik, kërkesat dërgohen në ZVA. Pastaj i gjithë procesi i kërkesave për rivlerësim dërgohen brenda datës 3 korrik në QSHA. QSHA kryen të gjithë procesin e rivlerësimit të testeve. Në rregullore parashikohet që rivlerësim do përfshijë të gjithë testin, jo vetëm pytjet e ankimuara. Mund të ndodhe që maturanti të mbesë me të njëjtat pikë, mund të rriten pikët, por edhe mund të ketë ulje pikësh. Pra kjo do të thotë që testi rivlerësohet në tërësi, jo vetëm për pytjet e konstatuara nga maturanti", tha Agim Alia, drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit në QSHA.

Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimit në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Agim Alia dha edhe disa detaje të tjera mbi organizimin e provimeve të maturës për vitin 2023, udhëzime dhe rregulla të publikuara tashmë edhe në fletore zyrtare.

"Për të gjitha provimet e maturës shtetërore, testi do të kryehet në kushtet e një izolimi të plotë dhe do të ketë një grup pune që do të ketë akses në testin final. Tashmë rregullorja e parashikon izolimin e plotë të mësuesve. Provimi i parë, gjuha e huaj do zhvillohet me 1 qershor, do pasohet nga gjuha shqipe dhe letërsisë me 7 qershor, me 13 matematika", tha Agim Alia, drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit në QSHA.

Edhe këtë vit, maturantët do të kenë në dispozicion dy orë e 30 minuta kohë për plotësimin e pyetjeve, ndërsa mbeten në fuqi kontrollet e rrepta kundër kopjimit, kryesisht ndalimi i celularëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër