SHKODER- Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë në fshatin Bushat të Shkodrës. 

Ata kanë kërkuar djalin e shtëpisë i cili mësohet se kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu. 

I riu nuk ka qenë në banesë në ato momente, ndërsa dëshmitarë janë bërë familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar të alarmuar policinë e Shkodrës.

Dy personat kanë qenë të maskuar dhe ende nuk është zbuluar identiteti i tyre. Ata janë larguar nga banesa pa lënduar anëtarët e tjerë të familjes. 

Sipas policisë, dyshohet se të armatosurit kanë qenë të përgatitur për të kryer një atentat ndaj të sapoliruarit nga burgu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com