Moderatorja e njohur shqiptare, Jona Spahiu ka treguar rreth jetës së saj private.
E ftuar në programin “Një ditë me Dojnën” ajo na ka treguar se si e kalon ditën, që nga puna deri tek gjërat më private.
Pjesë e bisedës u bë edhe babai i saj që ka ndërruar jetë disa kohë më parë.
Jona u pyet se çfarë do ‘e kthente’ babain e saj në jetë, të shoqëronte Jonën në altar apo të shikonte djalin e saj të vogël Raiden.
"Të shihte Raiden e tani që po e them kam shumë emocion sepse e di sa të shenjtë e ka patur ai familjen. Ai ka bërë shumë për ne, ka qenë prezent shumë, kam një jetë të mbushur komplet prej tij, kam ende shkrimet e pusullat e tij në librat e mi. Do doja shumë që ta shijonte Raiden e të thoshte ky djalë më ngjan mua. Raiden mund të them se ngjan në disa gjëra me babin", ka treguar moderatorja.
Jona ka qenë shumë e lidhur me të dhe e ka përjetuar keq humbjen e tij.