Të shkosh në altar me kamionin e zjarrfikëses... historia e nuses që gati sa nuk humbi dasmën (FOTO)

Të shkosh në altar me kamionin e zjarrfikëses... historia e nuses që gati sa nuk humbi dasmën (FOTO)

Julie dhe zjarrfikësit

Një nuse e re gati sa nuk humbi dasmën e saj, por fatmirësisht  u shpëtua nga zjarrfikësit vendas.

Julie Gorman dhe shoqërueset e saj mbetën të bllokuara në trafik, pas një përplasje makinash që lidhnin dy rrugë të Bulevardit Topanga Canyon, LA, duke e ndaluar qarkullimin.

Të dëshpëruara për t'ia dalë dhe për të mbërritur në kohë në altar, Julie dhe shoqërueset e saj ishin duke ecur në anë të rrugës të mbushur me baltë dhe po përpiqeshin të gjitha të mos ndotnin fustanet e tyre duke i mbajtur lart me duar.

Përveç këtij, atë ditë ditë ishte edhe duke rënë shi dhe moti ishte shumë i pafavorshëm për nusen e re dhe shoqërueset e saj të nderit.

Zjarrfikësit e Los Angeles County u ndodhën aty në ato momente dhe i ndihmuan vajzat.

Nusja sqaroi se limuzina e tyre kishte ngecur në trafik dhe ishte gati të humbiste dasmën e saj me Geof që është edhe burri i saj.

Zjarrfikësit i morën vajzat dhe gjatë gjithë rrugëtimit për në kishë mbajtën ndezur sirenat e alarmit dhe dritat për të kaluar mes trafikut, duke dhuruar edhe pak atmosferë për to.

Disa javë më vonë, Julie i dërgoi ekuipazhit një foto ku ajo shfaqej me ta.

"Faleminderit që u kujdesët për dasmën tonë”, shkroi ajo në shenjë mirënjohje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është boll e qartë për këdo

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është boll e qartë për këdo