'Të shmangim euforinë', Bushi për eliminatoret e Kombëtares U-21: Ibrahimovic ka marrë ftesë, Roko Vata zgjodhi Irlandën

Kombëtarja U-21 do të nisë të dielën grumbullimin për dy ndeshjet e rradhës në eliminatoret e Europianit 2025, teksa do përballet fillimisht me Rumaninë me datë 17 dhe më pas me Malin e Zi në datë 21. Të dy sfidat do jenë në transfertë.

“Të jesh në vendin e parë në këtë grup kaq të ekuilibruar është diçka e mirë. Emocion i veçantë, kënaqësi e lojtarëve dhe motivim për ndeshjet e radhës. Ne do shkojmë atje për të qenë të ekuilibruar dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Tani ka kaluar gjysma e ndeshjeve dhe duhet të jemi pak të zgjuar. Jo euforik,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Sëfundmi është folur për një interesim të Shqipërisë për 17-vjeçarin Arijon Ibrahimovic, i cili te Frossinone dhe të hënën shënoi kundër Empolit.

“Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Europës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka patur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptarë që është në kampionatet e Europës që luan dhe ka nivel për ekipin Kombëtar është i kontaktuar 100 % nga ne,”-tha Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Trajneri i kombëtares U-21 la të kuptohet se djali i ish-kapitenit Rudi Vata, Roko Vata, ka zgjedhur të mos luajë për Shqipërinë.

“Nuk është mirë të flas për një lojtar që luan për Irlandën,”-deklaroi Bushi.

Kombëtarja shpresa renditet e para në grupin kualifikues me 9 pikë, por ka një ndeshje më shumë se rivalët.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)