Të shohësh botën me sytë e shpirtit, historia e gazetares së verbër: Nuk linda kështu, por të paktën jam gjallë! Fatin tuaj krijojeni vetë...

Ndonëse jeta nuk i ka buzëqeshur gjithmonë, ajo vazhdon të gjejë forcën për të jetuar si të gjithë të tjerët, te gjërat e vogla gjen lumturinë dhe motivin për të vazhduar përpara. Gazetarja Veko Tushe ka humbur shikimin në moshë të vogël gjatë një aksidenti të rëndë, por kjo nuk e ka ndaluar të ndjekë ëndrrat e saj, të bërit gazetari në radio apo edhe pasionet si udhëtimet dhe shkrimi i poezive.  “Nuk kam lindur e verbër, por falë Zotit jam gjallë dhe mirë” rrëfen në një intervistë në “Rreze Dielli” ajo.

Edhe pse nuk e sheh botën si të tjerët, Veko, e cila kontaktin me materien e ka nëpërmjet syve të shpirtit, tregon për njerëzit që i kanë qëndruar pranë, ndër të cilët përmend dy mjekë të huaj. Për ta, ajo shprehet se kanë ridimensionuar jo vetëm fytyrën, por i kanë dhënë formë tjetër edhe shpirtit të saj. 

“Jam përpjekur të lëviz pak, vetëm, në korridoret e shkollës, duke patur parasysh edhe komplekset e mia. Kur jam përballur edhe me njerëzit më vonë kam kuptuar që ata janë shumë të mirë. Jemi ne që duhet t’I afrojmë njerëzit, sepse ata janë të painformuar, kurse ne jemi të informuar për jetën tuaj normale. Unë kam njohur njerëz shumë të dashur, në shkollë, në gjimnaz, në fakultet edhe më shumë, në punë akoma më shumë. Do ta nis nga fëmijëria, ajo pjesë e të cilës që nuk kam shumë dëshirë të tregoj, por aty nis jeta e vërtetë. Duhet të kuroja fytyrën në Birmingham, ishte një mjek që I dha formë fytyrës sime, por edhe një pediatre që mund të them që I ka dhënë formë shpirtit tim. Më pas jam njohur me çiftin Bozdo, mjekët që qysh në moshën 6 vjeçare u bënë prindërit e mi shpirtëror. Unë nuk kam lindur e verbër, aksidenti në fakt ishte shumë i rëndë dhe këtu është me vend të përdoret shprehja: Shyqyr që jam gjallë”.thotë Veko Tushe. 

Një nga pasionet e shumta të Vekos janë edhe udhëtimet. Ndonëse udhëton e vetme, ajo shprehet se nuk e ka ndjerë asnjëherë vetminë. Madje tregon se pikërisht për arsyen se ndjen ngrohtësinë e njerëzve të mirë kudo, ajo ka zgjedhur të udhëtojë pa persona të tjerë përkrah.

Udhëtimi i parë ka qenë në Angli, jo për qejf, por për shendetin tim. Pastaj kam qenë në Athinë ku kam tezen time dhe një motër që më presin gjithmonë me shumë kënaqësi, në Milano ku kam shumë kushërinj dhe udhëtimi në Dubai që të gjithë më pyesin, ose kanë shprehur që ëndërrojnë të gjithë. Në fakt ishte një dhuratë që doja tja bëja vetes për 35 vjetorin, sot jam 36. Jam kënaqur shumë. Udhëtimin e shijoj duke takuar shumë njerëz. Ata janë treguar shumë të mirë, sepse unë udhëtoj e vetme. ” shprehet në “Rreze Dielli” gazetarja Veko Tushe.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja