TIRANË – Të shtëna me armë dhe dy persona të arrestuar janë ngjarjet të cilat kanë vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit ditën e sotme. Erion Dhëmbi ka qëlluar me pistoletë në rrugën "Muzakët" pranë "Don Boskos" duke përhapur panik tek banorët, por  fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Dhëmbi është vënë në prangat e policisë ndërsa ende nuk është gjetur arma me të cilën ai ka qëlluar. Nga dy të shtënat e tij, njera ka kapur automjetin privat të një efektivi policie, që ishte parkuar në atë zonë.

Uniformat blu janë duke hetuar ende ngjarjen për të kuptuar nëse Dhëmbi ka patur një objektiv në momentin që ka qëlluar apo nën efektin e lëndës narktoike ka shprepur armën, pasi ai njihej në zonë si konsumator i drogave.

Po sot është arrestuar edhe shtetasi Sajmir Neza, 22 vjeç, të cilit, pasi një kontrolli të forcave të komisariatit numër 1, i është gjetur një pistoletë pa leje.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)