SHBA/ Të shtëna me armë në një koncert, 20 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë, vritet autori i sulmit
20 persona raportohet se janë plagosur gjatë një sulmi me armë në New Jersey. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur gjatë një festivali arti. Policia ka qëlluar për vdekje një nga autorët.
20 persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë në New Jersey të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ndodhi gjatë një festivali lokal ku ishin më shumë se 1500 të pranishëm.
Policia ka identifikuar të paktën dy të dyshuar si autor të sulmit. Një, një 33 vjeçar i cili është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është arrestuar. Prokurori i zonës Angelo J. Onofri në një deklaratë shtypi e cilësoi ngjarjen si një skenë masive krimi në të cilën mbetën 20 të plagosur. Nga të plagosurit në gjendje kritike për jetën janë katër persona mes të cilëve edhe 13 vjeçar.
Autoritet po hetojnë nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë sulm. Dëshmitarët si fillim të shtënat i kishin interpretuar si fishekzjarre por më pas e kanë kuptuar se bëhëj fjalë për një sulm. Ata janë shprehur se asnjëherë nuk kanë parë diçka të tillë.
Në një postim në Facebook, grupi i artistëve i pranishëm në festival tha se ishte "thellësisht i pikëlluar" nga të shtënat . "Ne nuk kemi shumë përgjigje në këtë moment, por ju lutemi të dini që stafi ynë, vullnetarët tanë, artistët dhe muzikantët tanë janë të shëndetshëm nuk janë lënduar. Simpatitë tona të sinqerta dhe të përzemërta janë me ata që u plagosën"
//Shqiptarja.com
Komento
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
Po
22.6%
Jo
25.3%
Nuk e di
52.1%
Vota total: 11791
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?