SHKODËR- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në pedonalen e qytetit në lagjen "Vasil Shanto", ku mësohet se ka mbetur e plagosur një kalimtare e rastit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30, ku  si pasojë e të shtënave ka marrë një plumb në këmbë 35-vjeçarja, Liljana Jeremija e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se "shënjestër" dyshihet të ketë qenë një makinë luksoze me targa gjermane e parkuar në pedonale, por nuk ka ende informacione se kush është pronari i saj. Duke qenë se në ato momente nuk ka pasur asnjë njeri, dyshohet se ka qenë një formë kërcënimi për pronarin e saj ende të paidentifikuar.

Report TV sjell video nga vendi i ngjarjes, e cila siç shihet në këto pamje bëhet fjalë për një zonë shumë të populluar në qytetin verior. Gazetari Ergys Kavaja bën me dije se janë marrë në pyetje persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, teksa në orën në vijim pritet të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë të bizneseve përreth që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. 

Në vendin e ngjarjes është gjendur një gëzhojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:21
Atentati në Shkodër/ Policia jep informacionin zyrtar

 

1580941569_1580941403shkoder.jpg

Atentati në Shkodër/ Policia jep informacionin zyrtar

"Shkoder/ Informacion Paraprak 

Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen "Vasil Shanto", Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri  shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve", njofton policia. 

Ora 23:16
Kush është vajza që mbeti e plagosur nga atentati në Shkodër (EMRI)

1580940950_shkoder.jpg

Burime për Report Tv kanë bërë me dije si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur një kalimtare e rastit. Ajo është identifikuar si Liljana Jeremija, 35 vjeç nga Golem. Sipas policisë, Jeremija ishte nje kalimtare.

Ora 23:15
Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja në Shkodër