Plagosje në Tiranë, i riu qëllon me armë kushëririn pas sherrit dhe arratiset! Shoqërohen dy bashkëpunëtorët (EMRAT)

Plagosje në Tiranë, i riu qëllon me armë kushëririn pas sherrit dhe arratiset! Shoqërohen dy bashkëpunëtorët (EMRAT)

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme (11 Shtator) në Tiranë, në rrugën 'Princ Vidi', pranë zonës së QTU-së.

Sipas informacioneve të Shqiptarja.com dhe Report TV, mësohet se personi i palgosur është Ervin Nela, që nga hetimet paraprake rezulton se është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela, i shpallur në kërkim. Gjithashtu në konfliktin me motive të dobëta janë përfshirë edhe 2 persona të tjerë, të afërm të autorit, që u shoqëruan.

Mësohet se Ervin Nela ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës doli sot pasdite edhe me një njoftim mbi ngjarjen, duke theksuar se përveç autorit në kërkim, shoqëroi edhe 2 të afërmit e tij të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

“Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., (Mario Nela, në kërkim), të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur "Rrethrrotullimi i 3-shit", dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., (Ervin Nela), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të shoqëruarit janë G. N., dhe E. N., kurse Mario Nela, është ende në kërkim.

Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit, teksa hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin. Grupi hetimor ka nisur procedimin penal edhe ndaj autorit të dyshuar të krimit, që u arratis nga vendngjarja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali