Të shtëna me armë zjarri gjatë protestës në Bejrut, 6 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri gjatë protestës në Bejrut, 6 viktima dhe disa të plagosur

Protesta në Bejrut

LIBAN- Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë gjatë një proteste në kryeqytetin libanez Bejrut, ndërsa sipas mediave rreth 32 protestues janë plagosur pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo protestë vjen pasi mbështetësit e lëvizjeve Hezbollah dhe Amal kërkojnë largimin gjyqtarit Tarek Bitar, i cili po heton çështjen e shpërthimit masiv që ndodhi në gusht të 2020 në Bejrut.

Protestuesit po marshonin drejt Pallatit të Drejtësisë kur të shtëna me armë zjarri janë hapur në drejtim të tyre. Ende nuk bëhet me dije se kush ka qëlluar. Ushtria libaneze, gjatë një deklarate ditën e sotme ka thënë se do të qëllojnë çdo njeri të armatosur në zonën ku po mbahet protesta.

"Është e qartë se ata që qëlluan ndaj protestuesve ishin grupe të organizuara të armatosura që kanë planifikuar këtë sulm që nga dje. Ne nuk do të kundërpërgjigjemi”, tha një zyrtar i lartë i Hezbollahut për CNN.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Hezbollah dhe Amal, protestuesve iu bëhet thirrje për qetësi.

Më herët, Gjykata hodhi poshtë një ankesë ligjore të paraqitur nga dy politikanët, të cilët kërkuan që gjyqtari Bitar të marrë në pyetje përgjegjësit për shpërthimin. Familjet e viktimave të shpërthimit të portit e kishin dënuar këtë veprim, i cili solli pezullimin e hetimit për herë të dytë brenda tre javëve. Ata pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.

Askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë për fatkeqësinë e gushtit 2020, ku mbetën të vrarë 219 persona, ndërsa 7.000 të tjerë u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan. Shpërthimi në gusht u shkaktua nga një zjarr që shpërtheu 2.750 ton nitrat amoniumi, i cili ishte ruajtur në një magazinë porti për gati gjashtë vjet.

Zyrtarët e lartë ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e nitratit të amoniumi dhe rrezikun që ai paraqiste, por nuk e larguan atë.

Pamje pas të shtënave me armë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë