Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)

Durrës- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (25 Dhjetor), në një lokal në lagjen nr. 15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës. 

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se pas një sherri banal brenda lokalit midis dy personave, ka nisur një përplasje fizike dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë, për të neutralizuar situatën e përplasjes. 

Arma mendohet të ketë qenë e llojit “Shotgun”. Sherri dyshohet se ka ardhur për motive banale dhe dy personat e konfliktuar kanë qenë duke pirë në lokal së bashku dhe debati denigroi në përplasje fizike. Policia shoqëroi personin e dyshuar.

“Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjendje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër. Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, tha policia vendore.

Gazetari i REPORT TV, Aldo Mustafa, informon se për fat të mirë nuk ka të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen